Këlliçi telefonon policinë: Kemi kapur një krim elektoral në flagrancë

Kandidati i PS, Erion Braçe dhe gazetarja Ambrozia Meta janë përfshirë në një konflikt. Konflikt i cili ndodhi në momentin që Meta po raportonte se një zyrë e paligjshme e PS ndodhej në rrugën Marko Boçari. Braçe i është afruar gazetares dhe e ka intimiduar.

Më pas ka mbërritur dhe kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, i cili ka telefponuar live policinë. Këlliçi i tha policisë në telefonatë se ka ndodhur një rast konflikti si dhe një krim zgjedhor.

Kam një denoncim për një rast konflikti dhe një rast të krimi zgjedhor. Në njësinë numër 5, përballë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rruga Marko Boçari. Është duke u transmetuar live në media. Kam kapur një krim elektoral në flagrancë”, i tha Këlliçi policisë.

Publikuar nga Publik Media