Këngëtarja flet për “historinë” me Flor Mumajesin : Kemi pasur një kimi shumë të mirë

Kejsi Tola ka folur pa dorashka në një intevistë për vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj për projektet dhe jetën e saj profesionale.

Tola e pyetur nga dy vëllezërit nëse ka qenë e lidhur me Flori Mumajesin ashtu sikurse është pohuar tha se ata të dy kanë pasur një kimi shumë të mirë mes tyre në jetën profesionale dhe në kënget që kanë krijuar sëbashku.

“Kemi një raport shumë të mirë. Flori ka lënë shenjë në muzikën shqiptare, na ka lidhur gjithmonë muzika kemi pasur një kimi shumë të mirë kur kemi krijuar materialet muzikore. Ka qenë vetëm profesionale. Mendoj që feedback-un e tij e kam marrë për muzikën më herët, kjo është e rëndësishme për mua.

E synoj, nëse këngët ecin mirë pse jo. Kam shumë plane, synoj muzikën e mirë dhe i japin vlerë publikut. Kam dëshirë që së shpejti të kem këngë shqiptare, mbase një album tjetër.

Jo, gjërat marrin kohën e vetë. Kam qenë e zënë me albumin”, tha ajo./

Publikuar nga Publik Media