Kiara-Luizit: Bëhu i fortë!

Kiara lë shtëpinë e Big Brother

Kiara ka qenë e eliminuara e kësaj mbrëmjeje. Në një nominim “kokë më kokë” me Oltën, Kiara ka qenë më pak favoritja e publikut për të vazhduar këtë garë.

Nga studioja e Big Brother, Kiara ka komunikuar me Luizin duke i kërkuar të bëhet i fortë dhe të vazhdojë lojën e tij për të  qenë  fituesi i këtij Big Brother.

Ndërkohë Luizi nuk ka mundur të flasë dhe ka nisur të përlotet.

Jam shumë e emocionuar, shumë falenderuese për këtë eksperiencë kaq magjike.

Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndjerë që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura. Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku.

Më vjen inat që nuk jam në finale,por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë

Publikuar nga Publik Media