Kishte masë siguria nga SPAK/ Zv/Rektori i Universitetit, Ilir Kapaj bashkëshorti zv/ministres së Arsimit

Zv/Rektori i Universitetit, Ilir Kapaj, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, nën dyshimet për abuzime me tenderat, është bashkëshorti i zv/ministres së Arsimit, Ana Kapaj.

Universiteti Bujqësor ka pasur marrëveshje edhe me kompaninë e inceneratorit të Tiranës për kërkime shkencore.

Zv/rektori i Universitetit, Ilir Kapaj, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, nën dyshimet për abuzime me tenderat, është bashkëshorti i zv/ministres së Arsimit, Ana Kapaj.

Ilir Kapaj dhe Romina Koto, zv/rektore për marrëdhëniet me institucionet dhe publikun pranë Universitetit Bujqësor, janë në mesin e 22 personave ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masa sigurie. 5 persona janë me detyrim paraqitjeje, 10 në arrest shtëpie, përfshirë dy pedagogët Dritan Laçi dhe Ilir Kusi, ndërsa 9 të tjerë në masën e detyrimit për paraqitje.

Ata dyshohen për abuzim me tendera në vlerën e 30 milionë lekëve. Universiteti Bujqësor ka pasur marrëveshje edhe me kompaninë e inceneratorit të Tiranës për kërkime shkencore.

Nga faqja Denoncime Publike

Publikuar nga Publik Media