Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi tha se në ditën e sotme, për herë të parë, Sali Berisha është më i kërkuar në rrjetet sociale se sa kundërshtari i tij politik Edi Rama.
Në bazë të fjalëve kyç të kërkuara, Kallanxhi deklaroi në studion e ‘Quo Vadis’ se kjo rritje ka ardhur në bazë të lajmit që qarkulloi për heqjen e non gratës.
Sa i përket kandidatëve më të kërkuar në listën e Tiranës për Partinë Socialiste ai përmendi Blendi Gonxhe, Anila Denaj, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti dhe Fatmir Xhafaj.
‘Për herë të parë, Berisha ka kaluar me shumë pak Ramën vetëm ditën e sotme. Kur i lexon janë kërkimet “State Department”, “DASH”, “Sali Berisha non grata” dhe pastaj gazetari që e ka shpërndarë. Tek probabiliteti i kandidatëve që mund të dalin në listën e Tiranës janë në kategorinë e parë: Blendi Gonxhe, Anila Denaj, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti dhe Fatmir Xhafaj. Për këta kanë pasur më shumë interes.’, tha ai.