Klodian Allajbeu, 20 milionë Euro në vit transferta në Angli, nëpërmjet “Diamant” e “Kneon” që ka në emër të gruas e babait

Transferimi kryhet tranzit Shqipëri- Holandë- Angli, nëpërmjet firmës “Arimo” të Klodian Allajbeut, me të cilën ka bërë shit-blerjen fiktive të PPP- Dializës dhe nxjerr çdo vit nga Shqipëria, 8 milionë Euro të kësaj PPP-je dhe 12 milionë Euro që merr nga tenderët e vjedhjet me mashtrimin fiskal nëpërmjet bilanceve false të Spitalit Amerikan e 10 bizneseve të tij…

‘Gulenisti’ Klodian Allajbeu i “Spitalit Amerikan”, është një ndër mafiozët, që kryeministri Edi Rama dhe agjencitë në vartësi të tij, i kanë hapur rrugën për të transferuar në parajsat fiskale të botës, miliardat që qeveria i jep me tenderë e PPP dhe vjedhjet nëpërmjet evazionit.

Në një raport konfidencial me Nr. A-232/1-F, që Ministria e Financave ka marrë nga struktura e saj “Agjencia e Inteligjencës Financiare” (ish-Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave), me burim bankat dhe shërbimin sekret kufitar Rinas, thuhet se drejt Holandës transferohen sasi të mëdha vlerash monetare, nën emrat e kompanive shqiptare “Diamant Plus” e “Kneo Transport”.

Sipas raportit, në emër të këtyre dy kompanive, rezulton se çdo vit në periudhën 2016- 2023, janë transferuar nga 20 milionë Euro në Holandë, të ndara me këto lloj e sasi transporti: 12 milionë Euro me avion çarter dhe 8 milionë Euro me rrugë bankare.

Këto 2 kompani, janë në pronësi të ‘gulenistit’ Klodian Allajbeu, konkretisht:

Kompania “Diamant Plus” është krijuar dhe ka qenë 100% në pronësi të Klodian Allajbeut, por fillimisht ia dhuroi kushëririt Odise Lino, pastaj pronësia kaloi te kunata Valmira Kllogjeri, ndërsa më pas, 70% ia dha në pronësi babait Fadil Allajbeu e 30% nipit Odise Allajbeu.

Klodian Allajbeu, 20 milionë Euro në vit transferta në Angli,

Kompania “Kneo Transport” me objekt transport ndërkombëtar mallrash e udhëtarësh, u krijua më 12 janar 2016 me emrin “Med-Rad” nga Kneon Laçi, krushku i Klodian Allajbeut, ndërsa 3 muaj më pas, u quajt “Kneo Transport” dhe 50% iu dhurua Ilris Allajbeut, gruas së Klodian Allajbeut.

Klodian Allajbeu, 20 milionë Euro në vit transferta në Angli,

Pasi te kjo firmë, kaluan të gjithë fondet që shteti i dha PPP-ës Hemodializa dhe kjo i transferoi në Holandë te llogaria e firmës “Arimo B.V”; më 13 korrik 2021, gruaja e Klodian Allajbeut ia dhuroi sërish krushkut 50% të aksioneve, ndërsa pas 1 muaji i mori përsëri, por në regjistrin e QKB nuk ka asnjë të dhënë për këto transferime kapitalesh e për bilancet.

Deri me 30 mars 2018, kjo kompani kishte gjithë të dhënat në QKB, por ato janë fshirë dhe nuk kanë akt-themelimin, 4 kontratat e transferimit të aksioneve e as raportet kontabël të bilanceve; por ka pasqyruar një tender 193  mijë Euro nga Klinika Stomatologjike Universitare në Tiranë, dhe fitimet nga 6-11 milionë lekë në vit, kur ajo transferon miliona Euro jashtë Shqipërisë.

SPAK duhet të hetojë faktin, që transferimin e 20 milionë Euro çdo vit, mafiozi Klodian Allajbeu e kryen në linjën Shqipëri-Holandë-Angli e në parajsat fiskale, me destinacion tranzit firmën “Arimo B.V” në Holandë, në pronësi të Klodian Allajbeut.

Në muajin gusht 2023, “Pamfleti” publikoi fakte tatimore, që “Spitali Amerikan” 100% në pronësi të Klodian Allajbeut, prej vitit 2013 ka mashtruar duke nxjerrë bilance me humbje deri në 1.8 milionë Euro në vit, ndërkohë që prej 10 vitesh nuk paguan taksa si gjoja biznes me humbje.

Të njëjtën skemë mashtrimi të bilanceve me gjoja humbje, Klodian Allajbeu vazhdon të bëjë dhe me kompanitë e tij “Spitalin Hygeia”, “Anamark”, “Ekma”, me resortin “Equos Resort”, “Energy Projekt-Lundër”, “N&S Telecom”, “Medical Recycling”, “Blue Sea Mariculture”, “Future Cement” dhe ”Western Balkans University”.

Edhe me këto 10 biznese të tij, ashtu si me “Spitalin Amerikan”, ‘gulenisti’ Klodian Allajbeu i vjedh shtetit 6.2 milionë Euro vit, nëpërmjet bilanceve false, duke mashtruar me xhiron, të ardhurat, fitimin e pagat reale./Pamfleti

Publikuar nga Publik Media