Lajme

Koha për të mbytur surrogatot e mikrofinancës shqiptare

Klodian Tomorri

Keto dite ka nje lufte te madhe mediatike, e cila po shigjeton Banken e Shqiperise. Lufta financohet nga kompanite e mikrokredive.

I keni pare si po dalin ne televizionet e medha çdo ditë, ku marrin emisionet më të rendesishme të vendit me qira. E gjitha behet për të zmbrapsur rregullimin më të fortë ligjor të mikrofinancës, por edhe segmentin e kredisë jashtë saj që lëvrohet nga bankat.

Ky është rasti për të qenë me Bankën e Shqiperisë.

Banka Qendrore meriton pergezime për ndryshimet e reja ligjore në kuader të mbrojtjes së  konsumatorit. Sigurisht, që janë të vonuara se duhet të ishin bërë kohë më parë. Por më mirë vonë se kurrë.

Kerkesat për analizë të detajuar financiare të huamarresit e veshtiresojnë kredinë grabitqare qé buronte nga mikrofinanca. Veçanerisht ajo reklama “hajde me kartë identiteti të marresh kredi për pak minuta” tani shkon në kosh.

Kufizimi jo më shumë se dy kredi per të  njëjtin konsumator, po ashtu ngushton shtegun e mashtrimeve.

Megjithatë lobimi i mikrofinancave arriti të heqë disa shtrengime.

E para rritja e raportit “sherbim borxhi/ të ardhura në 60 per qind nga 40 per qind që ishte, është levizje në kahun e gabuar.

Raporti optimal i sherbimit të borxhit pergjithesisht cilesohet nen 35 per qind te te ardhurave.

Se dyti, rrezimi i nenit per miratimin paraprak nga Banka e Shqiperise të reklamave që bejne kompanitë e mikrokredive është serish cedim, që nuk duhet të kishte ndodhur.

Problemi është i thjeshtë. 600 milionë euro kredi nga mikrofinanca janë shumë. Shumë. Ky është një treg që duhet mbytur me rregullim dhe duhet tkurrur.

Prandaj rregullimi duhet të vazhdojë. Pavaresisht parave harram që derdhen lum për lobime dhe PR mediatik per të zmbrapsur rregullimin.

Lista e zezë duhet të jetë me funksionale sipas modelit të kumarit. Familjet duhet ta dine, qe kane te drejte te mos lejojne nje anetar te tyre te marre kredi neper kompanite e mikrofinances. Sepse shume prej tyre jane marre peng pa dijenine e tyre.

Por levizja me e rendesishme per te barazuar fushen e lojes duhet te jete heqja e titullit ekzekutiv per kontratat e huave ne sektorin e mikrokredive, vecanerisht ne segmentin konsumator.

Ajo reklama “kredi pa kolateral” eshte nje mashtrim i madh. Sot me 5 mije leke borxh te marrin shtepine sic ndodhi masivisht me MCA-ne. Por ky eshte nje rregullim ligjor qe duhet ta beje parlamenti.

Sepse fusha e lojes mes peshkaqeneve grabitqare te mikrokredise dhe qytetareve eshte e pabarabarte. Ligji është me të parët , kur duhet të jetë me të dytët.

Recent Posts

  • Statusi Publik

Marrëveshja e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Ndërhyrjet restauruese në funksion të një filmi artistik në godinat gjysmë të rrënuara të ish-burgut…

9 hours ago
  • Politike

PD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ, mungojnë 130 mijë vota

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i ka kërkuar KQZ-së për verifikim të…

10 hours ago
  • Bota

Del dokumenti me kushtet e Putinit për paqe në Ukrainë!

Ditën e sotme në Turqi u mbajt takimi i dytë negociues për arritje e një…

11 hours ago
  • Politike

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj, ka paditur Komisionin Qendror të…

12 hours ago
  • Flash News

GJKKO lë në burg ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi dhe ortakun

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, do të vazhdojë të qëndrojë në burg,…

15 hours ago
  • Sport

Ndeshja me Shqipërinë, kritika trajnerit serb për listën e lojtarëve

Para sfidës së Serbisë me Shqipërinë, trajneri Dragan Stojkoviç është në qendër të kritikave për…

16 hours ago