Rama e ka bërë biznesmen me kompanitë me kryesore
Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatorë Sonila Meçon, theksoi se Edi Rama e ka bërë Ergys Agasin biznesmen, ku sipas tij, i ka dhënë kompanitë më kryesore në vend.Egrys Agasi ka qenë e para e punës është çuni i babës së vetë. Është Bardhyl Agaçi një figure të nderuar. Si më thënë ka vënë kontribut në PS dhe më pas u tërhoq nga aktiviteti politik. Më pas Ergys Agasi është afruar nga Lefter Koka i LSI dhe ka qenë drejtues. Edhe më pas nga aty ka filluar të bëjë karrierën e vetë siç bëjnë këto personazhet çuditshme të heshtur. Momenti i Ergys Agasit erdhi pasi u godit Vangjush Dako. Punën që bën sot Agasi atë që thotë me të drejtë Ahmetaj, koordinatorin e grupeve kriminale, për jo vetëm të Durrësit por z.Ahmetaj flet për koordinatorin e krimit në të gjithë Shqipërinë. Pra në momentin që Dako u godit, duket se Rama edhe me non gratan që Dako morri nga SHBA në 2018. Rama e pa të nevojshme që të vendoste një rend të ri në Durrës dhe po themi që e zhveshi z.Agasi nga detyrimet shtetërore dhe vendosi që ta bëjë atë biznesmen. Pse vendosi ta bëjë biznesmen, sot z.Agasi është një biznesmen i cili ka 4 kompani, të cilët çuditërisht sapo deri në momentin që nuk i kishte në administrim ky ishin kompani që s’kishin asnjë lloj qarkullimi. Një kompani që po shikoja tani, menjëherë mbasi doli informacioni për kontrollin e z.Agasit. Open Corporation.al na ofroi menjëherë exctractin e kompanive që ka z.Agasi. Dhe doli E.A solution, E.A tabacco(ish DS e famshme e Durrësit) ku dhe kjo është marrë në 2018. Po ashtu z.Agasi është edhe 30% pronar i Dinamo City-t. Përse po i përmend këto, meqë ra fjala Dinamo City apo afilacioni mes akademisë së Manchester City-t dhe Dinamo City-t është e vetmja nga projektet me të promovuara nga Rama. Çuditërisht në Dinamon dikur kishte një pronësi me katër donatorë, tre prej tyre ikën mbeti vetëm Bardhi i cili është pronari i kompanisë Pasçuci në Shqipëri. Dhe krejt papritur zbulojmë se 70% i ka z.Bardhi dhe 30% z.Agasi. Pra që nga 2019 deri më këtej z.Agasi vendosi t’i shkëputë lidhjet nga një zyrtar i thjeshtë i shteti dhe u bë pronari i 4 kompanive kryesore, ku secilat prej tyre janë në pikat kryesore. Është në futboll, në cigaret, është dhe në solution, pra në këto lidhjet teknologjike. Pra po të shikoni pushtet i z.Agasit është pushtet maksimal në një prej organeve kryesore të tatimit të bonove në Shqipëri që është Kadastra e Durrësit. Kur themi Kadastra e Durrësit, themi dhe porti i Durrësit, kur themi Dianmo City, themi dhe Manchester City, dhe Dubai dhe Edi Rama.”