Flash News

Kontroll blic në Burgun e Durrësit, zbulohen 8 telefona celularë

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të Durrësit. Gjatë operacionit, janë sekuestruar 8 telefona celularë të futur në mënyrë të jashtëligjshme brenda ambienteve të burgut.

Kontrolli është kryer nga strukturat e sigurisë së Drejtorisë së Burgjeve në kuadër të masave për forcoimin e rendit dhe disiplinës në institucionet penitenciare. Ende nuk është bërë e ditur nëse telefonat janë gjetur në posedim të të dënuarve apo të paraburgosurve, apo në ambiente të tjera të burgut.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se do të ketë hetime të mëtejshme për të identifikuar mënyrën se si janë futur telefonat dhe përgjegjësit e mundshëm brenda stafit apo vizitorëve.

Ky nuk është rasti i parë kur në burgjet shqiptare zbulohen paisje të ndaluara, çka ngre shqetësime serioze për sigurinë dhe mbikëqyrjen efektive në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Recent Posts

  • Publik News Albania

Kamioni merr flakë në Rrugën e Kombit,shpëton shoferi

Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë tunelit…

1 hour ago
  • Bota

Ukrainë, 12 ushtarë të vrarë dhe 60 të plagosur nga një raketë ruse

Ndërkohë, Ukraina pësoi një goditje të rëndë, pasi një raketë ruse goditi një bazë stërvitore…

4 hours ago
  • Bota

Fituesi i presidencialeve do të vendoset deri në votën e fundit

Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë të mbajtura më 1 qershor 2025, rezultati duket se është jashtëzakonisht…

6 hours ago
  • Denoncime

Kryebashkiaku i Ersekës SHPËRTHEN me ofendime ndaj qytetarit!

Disa ditë më parë u publikua një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të…

7 hours ago
  • Denoncime

Suel Çela merr 50 MLN euro tendera përmes Gledian Llatjas

Vendimet e Gledian Llatjas për   biznesin e paneleve fotovoltaike në Elbasan Bashkia Elbasan pozicionohet…

9 hours ago
  • Flash News

Skandali salmonelës: Tenderin e fitoi kompania e korruptuar

bakterin salmonela në një kopsht publik në qytetin e Gramshit, tronditi opinionin publik, Partia Demokratike…

13 hours ago