Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar as pas përpjekjes së 17-të. Të shtunën, formimi i komisionit për votim të fshehtë mori vetëm 53 vota për dhe një kundër.
Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 10:30.
Në fillim të seancës, deputetët me një minutë heshtje nderuan veprimtarin Ukshin Hoti – i cili rezulton i zhdukur qe 26 vjet.