Kosovë/ Vrasja e rreshterit Muhamet Lika , ushtrohen kontrolle

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës ka nisur një operacion të gjerë në komunën e Kaçanikut, duke angazhuar njësitë e saj relevante. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka theksuar se ky operacion po kryhet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, dhe se pas përfundimit të tij do të jepen informacione shtesë në lidhje me të.

Publikuar nga Publik Media