Naim Noka
Sa lekë ka marrë nga Bolino, Sekretari i Përgjithëm i Kuvendit Genc Gjonçaj?
Ky ishte denoncimi i Publik.al për rastin skandaloz të Sekretarit të Kuvendit Genc Gjonçaj edhe pse KPP kishte marrë vendim të qartë, Gjonçaj refuzoi të zbatonte ligjin. Por për herë të dytë KPP tashme me gjobë ka detyruar funksionarin e Kuvendit, i cili në vend të ishte shembull i zbatimit të ligjit e shkeli dhe ne kemi dyshime té arsyeshme, se Genci kishte ndarë vëç ‘dardhat e buta” e që në fakt ishte KPP që ja zuri në fyt.
Sekretari i Kuvendit, Genc Gjoncaj, i ka dhënë një goditje të rëndë, imazhit të Kuvendit duke u zhytur më thellë në batakun e dyshimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit. Gjoncaj u detyrua nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) të shpallë “INSTANT.al” fitues, pas denoncimit të “Publik.al”. Por ky nuk është thjesht një gabim burokratik – ky është një rast tipik i mosrespektimit të ligjit dhe një përpjekje për të përlarë copën në tenderin rreth 100 mijë euro. Raste të tilla janë me qindra në të gjitha institucionet.
Genc Gjoncaj, i cili duhej të ishte një model i integritetit dhe transparencës në institucionin që përfaqëson, ka rënë në grackën e arrogancës së pushtetit. Gjobitja nga KPP dhe detyrimi për të shpallur INSTANT.al fituesin e tenderit është një shuplakë e fortë për Gjoncajn dhe gjithë Gencërit që përpiqen të mbrojë vendimet e gabuara, pa pasur asnjë përgjegjësi përpara ligjit dhe qytetarëve.
E turpshme është se rasti në fjalë nuk është një rast i izoluar. Institucione që duhet të jenë roje të korruosionit si SPAK , Gjykata Kushtetuese etj kanë abuzuar ditën për diell me praktika si kjo e Gjoncajt të Kuvendit. Edhe pse përfaqësojnë pushtetin në institucionet më të larta të vendit, shpeshherë operojnë me mendësinë se askush ska kush t’i ndëshkojë, duke përdorur fuqinë e postit për të anashkaluar procedurat ligjore, për të përmbushur axhenda të errëta dhe për të kullufitur ‘kumbulla e dardha’.
Denoncimi i “Publik.al”, ndihmoi në zbardhjen e këtij skandali. Falë denoncimeve të tilla, shoqëria shqiptare ka mundësinë të marrë vesh se si drejtues të lartë, si Gjoncaj, manipulojnë tenderët publikë dhe përpiqen të anashkalojnë transparencën. Por, a do të përballet Genc Gjoncaj me pasoja reale për veprimet e tij, apo të paktën i ngecën “dardhat” në grykë, edhe pse i shtohet armatës së madhe të pandëshkueshmërisë që ka pllakosur gati të gjithë hierarkinë e shtetit.
A është kjo një Shqipëri që synon të integrohet në Bashkimin Europian, ku drejtuesit më të lartë të shtetit kapen me dorë në ‘thesin e dardhave’ dhe pastaj tentojnë t’i ikin përgjegjësisë? Jo vetëm që ky është një skandal i rëndë, por tregon se edhe vetë Kuvendi, institucioni që duhet të përfaqësojë demokracinë dhe zbatimin e ligjit, është kapur nga individë që përfitojnë nga vakumet ligjore dhe mbështetjet politike.
Ky rast duhet të jetë një zgjim për të gjithë qytetarët dhe për ata që ende kanë një grimë integriteti në administratë. Genc Gjoncaj mund të jetë sot fytyra publike e këtij dështimi, por ai është thjesht një simptomë e një sëmundjeje shumë më të thellë që po gërryen themelet e shtetit shqiptar. Congratulations Genci, ju sapo humbët dardhat …