Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një ftesë publike për ish-kancelaren gjermane Angela Merkel që të vizitojë Kamzën.
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shkollën 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, Balla, i shoqëruar nga kryebashkiaku i qytetit, Rakip Suli, vlerësoi simbolikën e emrit të institucionit arsimor dhe lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Ai theksoi se do të ishte një nder i veçantë për komunitetin e Kamzës që ish-kancelarja Merkel të vizitonte këtë shkollë që mban emrin e saj, si dhe të njihte nga afër zhvillimet dhe transformimet në këtë zonë.
Ftesa vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe si një shenjë mirënjohjeje për kontributin e Merkel në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.







