Tregtarët e Krujës i dhuruan Sali Berishës një kostum kombëtar dhe një shall tradicional, si shenjë respekti dhe mbështetjeje në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.
Kreu i opozitës, u zotua se do të punojë pa u lodhur për një të ardhme më të mirë për të rinjtë shqiptarë.
“Do bëj gjithçka që ata të ndërtojnë ëndrrën e tyre këtu. Shqipëria nuk bëhet ndryshe. Ajo bëhet kur të rinjtë ndërtojnë jetën, familjen dhe shpresën e tyre në këtë vend,” deklaroi Berisha, duke e quajtur 11 majin ditën e ndarjes nga e keqja dhe fillimit të një epoke të re për vendin.
Pjesë nga fjala e liderit të PD, Sali Berisha:
Unë kam bërë një dhuratë nga mamaja, një jelek artizanal… Këto janë dhuratë për Doktorin.
Duhet ta hiqja xhaketën, por u fiksuat ju. Shumë faleminderit.
Mirë se na erdhe kapedan. Mirë se na erdhe me këmbë të mbarë dhe me ndryshim të madh…
Me ndryshim të madh.
U urojmë shëndet. Po të gëzoni ju shëndet, do gëzojë e gjithë demokracia shëndet të plotë. Kemi besim shumë të madh tek ti.
Faleminderit prej jush. U jam shumë mirënjohës, 11 do të jetë dita jonë, do të jetë ndarja nga e keqja e madhe që i ka rënë këtij vendi. Dhe një fillim tjetri i ri i madh.
Ishalla me një të ardhme më të mirë për rininë… po ta dhuroj edhe një shall. Me fitore… Doktori kryeministër për të gjithë rininë shqiptare…
Të jesh i sigurt që do bëj gjithçka që ata ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në këtë vend. Se Shqipëria bëhet vetëm kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj këtu. Kur ju të ndërtoni ëndrrën tuaj, kur ëndrra juaj të bëhet realitet.