Kryebashkiaku i Ersekës SHPËRTHEN me ofendime ndaj qytetarit!

Disa ditë më parë u publikua një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve vendore shqiptare.

Nga ky takim, kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, u bë objekt memesh në rrjet për shkak të anglishtes dhe përmendjes së çuditshme të Donald Trump-it gjatë diskutimeve për integrimin, klimën dhe ekonominë.

Në seksionin e komenteve në Instagram, një qytetar i zhgënjyer nga performanca e Isait reagoi me një koment të ashpër.

Por ajo që ndodhi më pas është krejtësisht e papranueshme dhe e pajustifikueshme: kryebashkiaku i ka shkruar qytetarit në mënyrë private në Instagram, duke e fyer rëndë me një fjalor rrugësh, aspak të denjë për një përfaqësues të një institucioni publik, shkruan joq.

FOTO/ E kritikoi për anglishten, kryebashkiaku i Ersekës

Fyerjet e rënda janë të dokumentuara me prova, pasi qytetari ka dërguar pamje të mesazheve në redaksinë tonë.

Përveç fyerjeve, Isai e ka ftuar qytetarin edhe në një përballje “tek e tek”, duke e kthyer debatin virtual në një sfidë personale, që më shumë i ngjan një sherri lagjeje sesa sjelljes së një zyrtari lokal.

Publikuar nga Publik Media