Disa ditë më parë u publikua një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve vendore shqiptare.
Nga ky takim, kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, u bë objekt memesh në rrjet për shkak të anglishtes dhe përmendjes së çuditshme të Donald Trump-it gjatë diskutimeve për integrimin, klimën dhe ekonominë.
Në seksionin e komenteve në Instagram, një qytetar i zhgënjyer nga performanca e Isait reagoi me një koment të ashpër.
Por ajo që ndodhi më pas është krejtësisht e papranueshme dhe e pajustifikueshme: kryebashkiaku i ka shkruar qytetarit në mënyrë private në Instagram, duke e fyer rëndë me një fjalor rrugësh, aspak të denjë për një përfaqësues të një institucioni publik, shkruan joq.
Fyerjet e rënda janë të dokumentuara me prova, pasi qytetari ka dërguar pamje të mesazheve në redaksinë tonë.
Përveç fyerjeve, Isai e ka ftuar qytetarin edhe në një përballje “tek e tek”, duke e kthyer debatin virtual në një sfidë personale, që më shumë i ngjan një sherri lagjeje sesa sjelljes së një zyrtari lokal.
A po kërkon të forcohet para se të arrestohet? Në një skenë politike të mbushur…
Armando Broja nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij në radhët…
Kemi mijëra dokumente që faktojnë lidhjen e shtetit me kartelet e drogës Kryetari i Partisë…
Artan Cuku Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e ish-drejtorit të…
Dy fabrika të mëdha që prodhonin veshje dhe i shisnin në treg, sikur të ishin veshje origjinale…
Eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme u takuan sot me komisioneren e BE-së për…