Kukës një ditë para zgjedhjeve, dy persona në kërkim për blerje votash!

Struktura e Posaçme për hetimet e krimeve zgjedhore në qytetin e Kukësit, ka shpallur në kërkim dy persona për blerje votash.

Gazmen Peposhi

Policia e Kukësit ka ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve të cilët akuzohen për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Mësohet se dy individët e shpallur në kërkim kanë shpërndarë vlera monetare për të blerë vota për PSD e Tom Doshit, konkretisht për Astrit Cengu.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Publikuar nga Publik Media