Kupa e Shqipërisë/ Një gol eliminon Flamurtarin, Elbasani dhe Bylis bëjnë detyrën; dy sfida me “aromë” Superiore në 1/8

Janë zhvilluar ndeshjet e fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë. “Lumë” golash janë shënuar në këtë fazë, ku janë mësuar edhe ekipet që kalojnë në fazën tjetër.

Kështu Elbasani ka triumfuar 3-1 ndaj Ilirisë. Po me këtë rezultat kanë triumfuar edhe Bylis ndaj Luzit dhe Vora ndaj Orikut.

Ndërkohë me rezultatin 2-1 kanë triumfuar Erzeni ndaj Valbonës, Apolonia kundër Burrelit, Kukësi ndaj Pogradecit. 4-1 ka fituar Kastrioti ndaj Korabit, teksa surpriza e madh është eliminimi i Flamurtarit, me Besën që triumfoi 1-0 ndaj tyre.

 Në turin e ardhshëm bashkohen Partizani, Vllaznia, Egnatia, Tirana, Dinamo, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu. Më poshtë iu sjellim dhe ndeshjet e radhës që luhen në janar. Kujtojmë se do të jenë me eleminim direkt.

Dy janë sfida me “aromë” Superiore, bëhet fjalë për Elbasani-Teuta dhe Bylis-Tirana.

Sfida e turit 1/8 të Kupës së Shqipërisë:

Erzeni-Dinamo

Elbasani-Teuta

Besa-Vllaznia

Apolonia-Partizani

Kukësi-Laçi

Bylis-Tirana

Vora-Skënderbeu

Kastrioti-Egnatia

Publikuar nga Publik Media