Kur kontratat publike bëhen armë për pushtetin personal

Endrit Reka

Çdo marrëveshje që Kryeministri nënshkruan me kompani të huaja duket se ka më pak të bëjë me interesin publik dhe më shumë me mbijetesën e tij politike. Në mënyrë të përsëritur, në kontratat shtetërore po përfshihet në mënyrë të fshehtë edhe lobimi politik  një komponent i heshtur, por vendimtar, që synon të garantojë vazhdimësinë në pushtet, jo shërbimin ndaj qytetarëve.

Ironikisht  dhe tragjikisht për taksapaguesin shqiptar  në disa raste, kostoja e këtij lobimi kalon vlerën e vetë shërbimeve të kontraktuara. Pushteti është kthyer në një qëllim në vetvete, ndërsa buxheti i shtetit përdoret si një mjet për ta mbrojtur atë me çdo çmim.

Shenja të qarta të lobimit të maskuar janë zbuluar në disa kontrata të buxhetit publik. Vetëm nga të dhënat e bëra publike deri tani, rezulton se afro 30 milionë euro janë shpërndarë për projekte të lidhura drejtpërdrejt me interesat e qëndrimit në pushtet  shpesh përmes individësh dhe kompanish me lidhje të errëta dhe mungesë totale të përvojës profesionale.

 10 milionë euro sapo janë derdhur në një start-up personal në fushën e Inteligjencës Artificiale – një sektor i përdorur sot më shumë si mjet manipulimi dhe kontrolli sesa për zhvillim real teknologjik.

14 milionë euro janë akorduar për krijimin e një “shkolle aviacioni”, ku figura kyçe janë individë të lidhur me rrjete lobimi, pa asnjë kredencial të njohur në fushën e aviacionit apo arsimit teknik.

6 milionë euro janë përdorur për akses në dy satelitë, përmes një kompanie ndërmjetëse të panjohur në tregun satelitor dhe pa përvojë reale në fushën e hapësirës.

Kur paratë publike përdoren për të blerë mbijetesën politike dhe jo për të ndërtuar të ardhmen e vendit, kemi kaluar nga qeverisja në trafikim influence.

Edhe të Kristaqit po të ishin këto para, nuk do ta kishte kaq të lehtë t’i shpenzonte në këtë formë.

Publikuar nga Publik Media