GJKKO ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen penale nr. 306, të vitit 2021, që lidhet me shkelje në procedurat e një tenderi publik në Bashkinë Kurbin. Gjykata shpalli fajtorë shtetasit Jeton Cakoni dhe Vlash Gega për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, si dhe Donika Senka për “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”.
Të tre u dënuan me nga 1 vit burgim, i cili, në zbatim të gjykimit të shkurtuar, u ul në 8 muaj dhe u pezullua, duke u zëvendësuar me periudha prove 16-mujore. Për Jeton Cakonin dhe Vlash Gegën, u vendos gjithashtu ndalimi për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Ndërkohë, gjykata vendosi shpalljen e pafajësisë për të pandehurën Irisi Tahiraj, pasi nuk u provua përfshirja e saj në shkeljen e pretenduar. Gjithashtu, GJKKO urdhëroi që dokumentet e falsifikuara të firmosura nga Donika Senka të shënohen si “të falsifikuara me vendim gjykate” nga Bashkia Kurbin. Të gjithë të pandehurit e shpallur fajtorë do të përballen me detyrimin për të përballuar në mënyrë solidare shpenzimet procedurale të hetimit dhe gjykimit.
Njoftimi i Plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 306, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Jeton Cakoni, Vlash Gega, Irisi Tahiraj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe Donika Senka, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Irena Gjoka, me vendimin Nr. 44, datë 23.06.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton S. Cakoni, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtje të kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021), dhe dënimin e tij, me 1 (një) vit burgim. 2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Jeton Cakoni, me 8 (tetë) muaj burgim.
2.1. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Jeton S. Cakoni për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
3. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Jeton S. Cakoni, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash D. Gega, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtje të kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021), dhe dënimin e tij, me 1 (një) vit burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
5. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Vlash Gega, me 8 (tetë) muaj burgim.
6. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Vlash D. Gega për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
7. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Vlash D. Gega, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Irisi F. Tahiraj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtje të kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021), pasi nuk provohet që ta ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
9. Deklarimin fajtore të të pandehurës Donika L. Senka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 190/2 të Kodit Penal dhe dënimin e saj, me 1 (një) vit burgim.
10. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Donika Senka, me 8 (tetë) muaj burgim.
11. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Donika L. Senka për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
12. Në zbatim të nenit 190 dhe 391 të K.Pr.Penale dokumentat e sekuestruar, konkretisht: 1) Dokumenti “DEKLARATË MBI KONTRATAT E LIDHURA DHE/OSE NË PROCES” datë 09.12.2019 nënshkruar nga e pandehura Donika Senka dhe 2) Dokumenti “DEKLARATË E OPERATORIT EKONOMIK PËR DREJTUESIN TEKNIK DHE PUNONJËSIT” datë 09.12.2019 nënshkruar nga e pandehura Donika Senka, janë të falsifikuara, për rrjedhojë urdhërohet Autoriteti Kontraktor, Bashkia Kurbin, e cila administron këto dokumente që të bëjë shënimin në këto dokumenta si “Të deklaruar si të falsifikuar me vendim gjykate”.
13. Shpenzimet proceduriale gjatë hetimit paraprake, si dhe ato gjyqësore t`ju ngarkohen të pandehurve që u shpallën fajtorë në mënyrë solidare.
14. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.