Kush do triumfojë? 4 finalistë për çmimin e madh 100 mijë euro

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Spektakli Big Brother VIP Albania 5 ka hyrë në fazën vendimtare, teksa janë konfirmuar katër emrat që do të garojnë në finalen e madhe të 18 prillit: Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti.

Mbrëmja ka vijuar me emocione të forta, ku finalistët kanë shijuar një spektakël me fishekzjarre duke festuar arritjen deri në këtë fazë të garës.

Ndërkohë, moderatori Ledion Liço ka shpallur zyrtarisht hapjen e televotimit, duke ia kaluar vendimin publikut.

Tashmë është në dorën e teleshikuesve të zgjedhin fituesin e madh, duke dërguar me mesazh emrin e finalistit që duan të triumfojë në këtë edicion.

Publikuar nga Publik Media