Kush është Enea Bekteshi, që policia nuk e përgjoi se ishte me pushime

Enea Bekteshi u arrestua sot nga Forcat Operacionale në Policinë e Shtetit në Cërrik, pasi dyshohet se ishte shofer në ‘Audi’-in e blinduar që goditi makinën e policisë së zv/ drejtorit.

Ai ishte fshehur në banesën e kunatit në Cërrik që pas momentit të incidentit me policinë e Elbasanit në datë 18 shtator. Pas arrestimit nga kontrollet në banesë iu gjet një sasi kanabisi.

Enea Bekteshi është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi sipas një dokumenti të siguruar nga Report TV pak ditë më parë, theksohet se më datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit (dhëndri i Qazim Sejdinit), Kelmend Ymer Xhaferrit dhe Enea Njazi Bekteshit, i cili u arrestua sot. Por vetëm 13 ditë më pas urdhrit të prokurorisë policia u përgjigj se stafi ishte me pushime duke mos e përgjuar.

‘’Nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore’’.panfleti.com

Recent Posts

  • Sport

SILVINJO: Krenar për lojtarët që kemi

Braziliani nuk i frikësohet Serbisë: Formacionin e kam në mendje Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo doli…

10 hours ago
  • Our Story

Ndërron jetë ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida…

11 hours ago
  • Bota

Trump paralajmëron shitjen e “Teslas” që bleu në mars

As nuk mendoj të flas ndonjëherë me Elonin e shkretë! Marrëdhëniet mes Donald Trump dhe…

12 hours ago
  • Denoncime

Shefja e ASHK Lezhë, detyron stafin të punojë për Bajram

ASHK Lezhë punon në Kurban Bajram: Publik.al | Investigim denoncues | 6 Qershor 2025 Një…

13 hours ago
  • Flash News

Rrogozhinë, zbardhet dëshmia e autorit: Qeni i tyre më shqetësonte

Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë. Shpëtim Osma ka…

14 hours ago
  • Publik News Albania

Vlorë/Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim tutorja kineze

Një 28- vjeçar i identifikuar si Fatjon Spahu është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe…

15 hours ago