Shqiptari Franc Gergely alias Franc Çopja nga Elbasani, 31 vjeç, merr titullin e palakmueshëm të kriminelit të parë të drogës i ekstraduar nga Dubai në Belgjikë.
Që nga mëngjesi i djeshme ai ndodhet në një qeli belge shkruajnë mediat vendase. Gergely njihet si mbreti absolut i mjedisit shqiptar, një lider klani që konsiderohet përgjegjës për të paktën nëntë vrasje.
Kush është ky njeri, i cili drejtoi biznesin e tij të pistë nga një vilë shumë milionëshe në Dubai dhe u ekspozua përfundimisht nga mesazhet e deshifruara të Sky ECC për bashkëpunëtorët e tij?
Kur Franc Gergely hipi në një avion privat të rezervuar posaçërisht nga qeveria belge nga Dubai, i shoqëruar nga hetuesit e policisë gjyqësore federale të Brukselit, ai e dinte se perandoria e tij kishte marrë fund.
Gulfstream G200 zbarkoi në Zaventem, ku më shumë policë po prisnin për ta çuar atë te gjyqtari hetues në Bruksel.