Publik News Albania

Kush është i “forti” i Mamurrasit që u arrestua nga RENEA!

Pas atentatit me armë zjarri që u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Bledar Muça dhe u plagosën pesë persona të tjerë, midis të cilëve edhe kunati i tij, Judin Velo, Forcat Speciale RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit, si në Durrës, Lezhë, Mamurras si dhe në qytetin e Elbasanit.

Kontrollet janë kryer në bashkëpunim edhe me strukturat e Policisë Vendore. Policia e Shtetit tha se kontrollet janë kryer për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë apo të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale kundër personit dhe pronës. Gjithashtu, forcat RENEA dhe ato Operacionale, kanë kryer kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar armë, municion luftarak, drogë, është vënë në pranga një person në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj.”, sqaroi Policia.

ARRESTOHET I “FORTI” I MAMURRASIT

Midis personave të arrestuar nga kontrollet e Forcave RENEA dhe Forcave të Posaçme Operacionale, në pranga ka përfunduar edhe Astrit Seferi. “Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës”, thuhet në komunikatën zyrtare. Seferi rezulton të jetë i përfshirë në plagosjen e katërfishtë, ngjarje e ndodhur në fund të shtatorit të vitit 2017 në zonën e Laprakës në Tiranë.

Rreth dy ditë para ngjarjes, Seferi kishte pasur një konflikt me njërin nga personat e plagosur, shtetasin Elion Lekaj. Për këtë arsye, ai kishte shkuar për t’u sqaruar në lokalin e këtij të fundit. Por, në debat e sipër sherri ka degjeneruar në të shtëna me armë, ku kanë mbetur të plagosur dhe tre personat e tjerë, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen. Ka qenë Arben Seferi ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Lekës, duke e lënë të plagosur brenda lokalit bashkë me personat e tjerë, shtetasit B. Mrishaj 39 vjeç, B. Gosturani 33 vjeç dhe A. Byberi, 47 vjeç.

Pas ngjarjes, i ndihmuar edhe nga vëllai i tij, Astriti, Arben Seferi mundi të largohej nga vendi i krimit në drejtim të paditur, duke qëndruar në arrestuar për katër vite. Policia më pas shpalli në kërkim të dy vëllezërit Seferi dhe një bashkëpunëtor të tyre. Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

BILANCI I KONTROLLEVE

Pas kontrolleve të zhvilluara nga Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Posaçme Operacionale, u arrestuan dy persona dhe u shoqëruan 21 të tjerë, persona me precedentë penalë. Në Durrës, u arrestua Dashamir Tafili, 38 vjeç, për armëmbajtje pa leje dhe Lorenc Habilaj, 24 vjeç, pasi u kap me disa doza droge gati për t’i shitur. Gjithashtu u procedua penalisht Elvis Doçi, 43 vjeç, për “Organizimi i lotarive të palejuara” në lokalin e tij.

“Në Durrës, gjatë kontrollit në lagjen nr.14, Shkozet, është arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, si dhe u procedua penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i shtetasit D. T. është bërë pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij ‘Range Rover’, para lokalit të shtetasit E. D., në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë. Në vijim të kontrolleve, në lokalin në përdorim të shtetasit E. D., janë gjetur çipsa dhe letra bixhozi”, sqaroi Policia.

Recent Posts

  • Bota

Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas…

27 minutes ago
  • Flash News

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu në Apelin e GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të rikthehet këtë të hënë, 9 qershor, në Gjykatën e Apelit…

60 minutes ago
  • Publik News Albania

Izrealiti kapet me 200 mijë euro në Rinas

194 mijë euro janë sekuestruar nga krimi ekonomk dhe policia e rinasit me dyshimet e…

1 hour ago
  • Bota

Kostituimi/ Sot seanca e 29-të në Parlament e Kosovës

Sot deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të 29-ën herë për të…

1 hour ago
  • Uncategorized

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, abuzuan me detyrën

Në një veprim të paprecedentë për administratën vendore, kreu i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo,…

1 hour ago
  • Bota

Siria do të rilidhet me sistemin bankar SWIFT brenda pak javësh

Siria do të rilidhet plotësisht me sistemin ndërkombëtar të pagesave SWIFT “brenda pak javësh” pas…

2 hours ago