Flash News

Kush është kreu i grupit shqiptar që mbushi Finlandën me drogë?

Trafiku i drogës në Finlandë, dyshohet se drejtohej nga një emër i njohur në fushën e narkotikëve.

SPAK dhe autoritetet finlandeze zhvilluan një aksion të gjerë sot, duke arrestuar 9 persona. Sipas tyre, ata u përkasin 4 grupeve të ndryshme. Deri tani janë zbuluar emrat e 6 prej të arrestuarve dhe ata janë: Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani.

Emri më i njohur është Dorjan Luzaj, i cili dyshohet se është një prej krerëve të trafikut. Ai është një emër i njohur për autoritetet, pasi rezulton i skeduar nga DEA amerikane. Në vitin 2010 ai është arrestuar në SHBA pikërisht për trafik droge.

Luzaj ka dalë atje para drejtësisë bashkë me një numër të madh shqiptarësh, pasi akuzoheshin se shpërndanin drogë në Kanada dhe disa shtete të SHBA, si Ilinois (Çikakgo) apo Kaliforni. Vetë DEA në atë kohë ka raportuar se kreu i grupit ishte Dorjan Luzaj.

Dorjan Luzaj

Më 21 maj 2010, në Gjykatën e DuPage County Bond, u paraqitën 12 individë të akuzuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të kanabisit, i cili dyshohet se drejtohej nga Dorian Luzaj. Ky rrjet kishte lidhje me Kaliforninë dhe ishte përgjegjës për shpërndarjen e më shumë se 600 paundëve kanabis në muaj nga Kalifornia dhe Kanadaja drejt tregtarëve të tjerë në zonën e Çikagos. Operacioni, i koduar si “Chicago Haze”, ishte rezultat i një hetimi shtatëmujor të përbashkët mes autoriteteve shtetërore dhe federale, duke përfshirë Zyrën e Prokurorit të Shtetit të DuPage County, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Illinois, Administratën e Zbatimit të Drogës (DEA), Grupin Metropolitan të Zbatimit të Ligjit të DuPage (DuMEG) dhe disa agjenci lokale të zbatimit të ligjit”, njoftonte DEA.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bëri të ditur se këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope.

Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Sipas SPAK, të arrestuarit janë: B.S, (27.01.1985), E.A (alias E.T 07.02.1991), A.M (07.06.1981), K.Q (14.04.1981); T.K (alias T.T 15.10.1977), G.S (05.07.1994), E.M, (29.05.1983), L.H, (09.01.1983) dhe D.L, (07.06.1983).

Më herët u raportua se një nga personat e arrestuar që konsiderohet si drejtues i një prej grupeve ishte mësues historie. Ndërkohë 4 drejtuesit e grupeve janë dy nga Vlora, 1 nga Berati dhe një tjetër nga Kuçova

Recent Posts

  • Statusi Publik

Shqiptarët e Kosovës po e braktisin Shqipërinë për Greqinë

VIDEO Kreu i Shoqatës së Turizmit ngre alarmin: Shqipëria po humbet turistët kosovarë Shqipëria po…

3 hours ago
  • Denoncime

Gonxhja bën tender 1.2 MLN Euro për pastrimin e plazheve private

Transferimi i Agjencisë së Blerjeve një maskim për korrupsion të ri institucional Në mars të…

4 hours ago
  • Sport

Sulmuesi i Shqipërisë Manaj, dërgohet në spital

Lajm i keq për kombëtaren, në prag të sfidës kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë. Për…

4 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

80 MLN euro për Ëngjëllin e Ballukut; engjell1985@hotmail.com.

Nga Avdjol Dobi  tek Ëngjëll Agalliu si investitor i përshtatshëm për një projekt  miliona euro?…

5 hours ago
  • Uncategorized

Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 2 mijë forca në terren

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi do të…

6 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Integrimi nuk është akt estetik, por stres test institucional.

Sonila  Meço Pretendimi se denoncimet e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve dëmtojnë imazhin e Shqipërisë…

6 hours ago