Politike

Kush është ministri që do të arrestohet nga SPAK?!

Kush është pyetur në SPAK

Publikuar më: 15 qershor 2025 | Gjurmusi

Në muajin prill, në një përgjigje zyrtare për interesin e gazetarëve, SPAK konfirmoi se një ministër aktiv është nën hetim. Pa emra, pa sqarime dhe me heshtjen tipike që struktura e posaçme justifikon me “standardin procedural” – që nuk lejon publikimin e një emri pa pasur ndaj tij një masë sigurie.

Nuk munguan aludimet, spekulimet dhe versionet e mbështetura në “burime konfidenciale”, duke u përplasur mes tezës së një ministri aktual dhe një ish-ministri, por gjithçka mbeti në terr.

Ndërkohë, Gjurmusi.com ka sjellë një kronologji me foto të të gjithë ministrave që nga viti 2022 e deri në 2024 kanë kaluar derën e SPAK, pasi janë thirrur për të dhënë deklarime si persona që kanë dijeni për rrethana të veprave penale të ndryshme.

Në total: 6 ministra aktivë dhe një zyrtar që më pas u emërua ministër.

 Kush janë emrat që kanë dëshmuar në SPAK?

Ervin Mete – Ish ministër i Financave. U pyet gjatë kohës që ishte në detyrë. Dyshohet se është marrë në pyetje për aferën e inceneratorëve, periudhë kur shërbente si zv.ministër në kohën e Arben Ahmetajt.

 

Anila Denaj – Ministre e Ekonomisë. U pyet për një hetim të lidhur me aktivitetin e dikasterit që drejtonte.

 

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë. E thirrur për çështje që nuk janë sqaruar publikisht.

 

Belinda Balluku – Zv.Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës. U thirr për çështjen e inceneratorëve. SPAK, në një reagim zyrtar, deklaroi se nuk ka informacion për të ndarë për znj. Balluku, duke e lënë të paqartë statusin e saj real në hetime.

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes. U përmend në dosjen “Ahmetaj” si i përfshirë në kontakte dhe takime jashtë vendit me personat kyç të aferës së inceneratorëve: Zoto dhe Mërtiri.

Arbian Mazniku – Ministër. U pyet për dosjen “5D”, që ka lidhje me një seri tenderash në Bashkinë e Tiranës, ku ai ka mbajtur poste të larta në kohën e Erion Veliajt.

Blendi Gonxhe – U pyet para se të bëhej ministër. Asokohe ishte drejtues i DPSHTRR. Sipas deklaratave të tij, thirrja nuk kishte lidhje me një hetim personal, por me palë të treta.

A është një prej tyre “ministri nën hetim”?

Për momentin, zyrtarisht asnjë prej tyre nuk është shpallur si person nën hetim. SPAK vazhdon të mos japë emra, ndërsa zyrtarët e përmendur publikisht si të pyetur, kanë shmangur çdo koment lidhur me natyrën e deklarimeve të tyre.

Rasti i Ballukut është më delikat, pasi ka pasur interes të drejtpërdrejtë nga gazetarët, por përgjigja zyrtare e SPAK ka qenë refuzimi për të dhënë informacion. Kjo vetëm sa e shton dyshimin.

Ministrat dhe ish-ministrat nuk janë më të paprekshëm. Por emrat e tyre nuk përmenden derisa një vendim sigurie të jetë vendosur.

Deri atëherë, SPAK nuk ka për qëllim të sqarojë dyshimet publike – por vetëm të thellojë hetimet në heshtje.

Recent Posts

  • Showbiz

Befason Veleshnja: Dy kolegët e Portokalli i kapa duke bërë s*ks

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës…

46 seconds ago
  • Flash News

Arrestohet 51-vjeçari, i dha mjetin turistit pa masat e sigurisë

I riu belg ra nga Jet Ski dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën!…

4 minutes ago
  • Politike

Veliaj mesazh të koduar Ramës: Karma do të ta kthejë herët a vonë

Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut,…

21 minutes ago
  • Flash News

Arresohet drejtuesi i skafit që aksidentoi turistin gjerman

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:40, kur një 27-vjeçar nga Orikumi…

29 minutes ago
  • Politike

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme,…

36 minutes ago
  • Flash News

Shiste doza kanabisi në qytet, përfundon në pranga 21-vjeçari

Një 21-vjeçar i identifikuar si  Rei Kapaj,  është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi shpërndante…

52 minutes ago