Kush janë 7 zyrtarët që akuzohen nga SPAK për favorizimin e Pacollit dhe Ademit

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Zbardhen emrat

Zbardhen emrat e shtatë anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit për Aeroportin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë favorizuar bashkimin e shoqërive “Mabco Construction”, “YDA Group” dhe “2A Group” në shpalljen fituese të projektit.

Bëhet fjalë për Klejda Ngjelën, aktualisht sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Brendshme, si dhe Teuta Balilin, Ervin Durajn, Lilika Radovickën, Edlira Krajën, Aurora Pengun dhe Gezmir Vehbiun.

Sipas hetimeve, këta zyrtarë dyshohet se kanë bashkëpunuar për të ndikuar në procesin e përzgjedhjes, duke favorizuar konsorciumin në fazën e kualifikimit dhe më pas në shpalljen si fitues të koncesionit.

SPAK u ka komunikuar tashmë akuzën për “shkelje të barazisë në tendera”, kryer në bashkëpunim, ndërsa hetimet vijojnë edhe për zyrtarë të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë çështje.

Procedimi penal për këtë aferë ka nisur që në vitin 2021, mbi dyshimet për paracaktim të garës, ndërsa vetëm pak javë më parë janë ngritur akuzat e para për anëtarët e komisionit.

Publikuar nga Publik Media