Kush mund t’i kërcënojë vemjet e vetingut që do të ruhen nga Garda edhe për një vit?

Myslim Murrizi

Pashë që qeveria dje edhe pse ditë pushimi kishte nxituar të bënte një vendim (qarkullues besoj) se po të verifikohen nga sistemi TIMS gjysma e ministrave apo ministreshave janë jashtë, qe ju vendoste truproje deri më 31 dhjetor 2025 një tufe të pështirë frymorësh që prej vitit 2017 pra për 7 vjet janë paguar nga 50 milion lekë në vit secili dhe kanë “shkarkuar” gjithsej 450 gjyqtarë dhe prokurorë, ose 65 subjekte (prokuror+gjyqtar) në një vit.

Duke parë që janë 12 kërmij dhe trupa gjykuese ka qenë e përbërë me 3 të tillë, i bie që të kenë funksionuar 4 trupa gjykuese, pra një trup gjykuese ka dhënë 16 vendime në vit dhe për këtë punë të “ngarkuar” janë paguar nga 4 milion lekë në muaj secili, kanë pasur makinë, shofer dhe nga 2 shoqërues secili ndërkohë që Gjyqtarët japin nga 700-800 vendime në vit dhe nuk kanë as makinë as shofer e as truprojë dhe paguhen sa gjysma e këtyre llumhanëve.

Subjekte gjykuese të kësaj tufe prej 12 vemjesh kanë qenë Gjyqtarë dhe Prokurorë e jo trafikantë, vrasës, kriminel apo hajdut ordiner që mund të “kërcënojnë” jetën e këtyre nesunove.

Kush mund t’i “vrasë” këta fundërrina?

Antoneta Sevdari? Gurali Brahimllari? Elizabeta Imeri? Eugen Beci? Bashkim Dedja? Xhezair Zaganjori, Fatos Lulja, Artur Malaj? Natasha Shallapi? Dritan Rreshka? Kujtim Dusha? Dritan Azbiu? Agron Gjana? Ahmet Metalia? Skender Haluci? Etj

Sepse të gjithë mostrat që kanë torturuar, arrestuar, dhunuar, dënuar e kanë vrarë e prerë shqiptarë të pafajshëm në diktaturën komuniste si prokuror e gjyqtarë këta fëlliqësira i kanë kaluar në vetting nga ish hetuesi Arben Kraja, ish hetuesi Ardjan Dvorani, ish hetuesi Ilir Panda, ish prokurori partizan Sokol Sadushi, ish hetuesi Bujar Sheshi, ish hetuesi Thoma Jano e plot mostra hetues prokurorë, gjyqtarë dhe e ish sigurimsa fëlliqësira që për “çudi” nuk ka ngelur asnjë nga gjykimi i këtyre plehrave të KPK.

Pastaj nisur nga vetë ligji i Vettingut këta vemje vetëm projekt vendime kanë dhënë sepse vendimin përfundimtar e jep KPA.

Atëherë pse qenka e nevojshme që kjo trupë prej 12 vemjesh të ruhet me gardë edhe një vit pas mandatit?

Nga kush kanë frikë dhe kush mund t’i “kërcënojë” këta butakë?

Po nëse hapen të gjitha bisedat e SKY apo ECRO do dalin që këta plehra kanë zbatuar porosi të bandave dhe kriminelëve që janë nëpër burgje dhe kanë bërë vetting me urdhër politik nga mostrat që hartuan vettingun, atëherë pse kanë nevojë për tu ruajtur kur me botën e krimit e kanë pasur mirë marrëdhënien?

Po Alma Fasku pse duhet të ruhet se ka rreth 5 vjet që nuk ka marrë pjesë në asnjë trup gjykuese për arsye shëndetësore dhe nuk ka firmosur asnjë vendim?

Ftoj Dumanin dhe çdo prokuror me dinjitet, integritet dhe kurajo në SPAK që të fillojë hetim pasuror ndaj këtyre dhe po pati kohë të shohë se për fenomene të njëjta kanë mbajtur hapur qëndrime të ndryshme për subjekte të ndryshme, pastaj do shikoni qe nuk do kenë më nevojë për truproje se do të ruhen nga gardianet e burgut.

Secili prej tyre po ta shohësh në cv profesionalizëm, integritet moral apo personalitet është në miniera kilometra larg për keq me çdo gjyqtar apo prokuror që kanë shkarkuar.

Nga 12 vemje, 7 prej tyre kane pasur procese penale e gjyqësore para se të emëroheshin si anëtarë të vettingut më datë 17 qershor 2017 nga vota e 100 spurdhjak-deputetëve dhe 4 të tjerë patën padi dhe procese penale gjatë kohës qe ushtronin detyrën.

Vendimi i qeverisë për të “ruajtur” këta kërmij është një shpërblim qe ju jepet për largimet me porosi nga qeveria dhe politika të plot gjyqtarëve dhe prokurorëve me integritet siç ishte rasti i znj. Sevdari të kthyer në sistem nga Strasburgu.

Mjerë Garda edhe një vit se çfarë arome do nuhasë.

Publikuar nga Publik Media