Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Pëllumb Gjokës, nuk i kthehen pronat

Pas refuzimit për të konsideruar si të papajtueshëm çka u çkodua nga Sky Ecc, Kushtetuesja shpalli një vendim të dytë në të cilin i tha përsëri “jo” biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Rrëzimi i Gjokës i cili është nën arrest në burg për llogari të dosjes së SPAK pagëzuar si “Metamorfoza”, lidhet me kërkesën e tij mbi pronat e bllokuara në të njëjtin hetim.

Pavarësisht pretendimeve të shoqërisë Imperial Group dhe dy shtetasve Kolë dhe Pëllumb Gjoka të cilët e vlerësuan si jo kushtetues sekuestrimin e gati 390 mijë metrave katrorë tokë  në Velipojë, gjykata kushtetuese konsideron se duhet të qëndrojnë në fuqi vendimet e gjykatave më të ulëta, raporton Top Channel.

Kërkuesi thotë se kjo pronë ishte e regjistruar në ASHK me emrin e shoqërisë dhe të të afërmit të tij.

Çështja u shqyrtua në seancë plenare, sikurse më herët ishte shqyrtuar edhe ligjshmëria e SKY ECC , që të dyja beteja të fituara nga SPAK që ka dorëzuar fashikullin penal për të akuzuarit midis tyre  Pëllumb Gjoka, ish zyrtari I policisë Oltion Bistri dhe ish prokurori Xhevahir Lita por edhe anëtarë të grupit të Bajrave. Ndërkohë që paralelisht SPAK ka njoftuar se po kryen edhe hetime pasurore

Çështja e pasurive është lënë në fuqi nga tre shkallë të gjykatave.

Publikuar nga Publik Media