Lagjja “24 Maji” në Vlorë: Të përmbytur dhe të harruar nga pushteti lokal dhe qëndror

 

Lagjja “24 Maji” në qytetin bregdetar të Vlorës është sërish nën ujë. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa banesa, duke detyruar disa familje të kalojnë natën jashtë, të pambrojtur dhe pa ndihmë.

Banorët janë të shqetësuar dhe të revoltuar për mungesën e ndërhyrjes nga autoritetet. “Nuk na kanë ardhur për të hequr ujin. Kemi fjetur jashtë, bashkë me fëmijët,” thotë një grua e moshuar, ndërsa qëndron pranë derës së banesës së përmbytur.

Kjo është hera e dytë që banorët e kësaj lagjeje përballen me përmbytje. Ata thonë se pavarësisht premtimeve të mëparshme, asnjë masë nuk është marrë për të shmangur përsëritjen e kësaj situate.

Fëmijë të lagur dhe të lodhur shihen duke luajtur pranë ujërave të ndotura, ndërsa të rriturit përpiqen të shpëtojnë atë që mund të jetë e përdorshme nga shtëpitë e tyre. “Kërkojmë ndihmë urgjente! Nuk mund të vazhdojmë kështu,” theksojnë banorët, duke bërë apel për zgjidhje të qëndrueshme dhe jo vetëm ndërhyrje të përkohshme.

Përballë fatkeqësive natyrore dhe indiferencës institucionale, banorët e lagjes “24 Maji” mbeten të harruar, duke vuajtur pasojat e pushtetit lokal dhe qëndror  që duket se vlonjatët u duhen vetëm për vota.

Publikuar nga Publik Media