Një nga drejtuesit e lëvizjes ” Shqipëria Bëhet” aktori Florjan Bibaj ka falenderuar qyetarët e Pogradecit pas takimit që kanë mbajtur në qender të qytetit të Pogrdecit.
Aktori Binaj shkruan në statusin e tij : Faleminderit Pogradeci për mikpritjen e bukur plot energji pozitive që na bëtë!
Statusi i aktorit Florian Binaj
Faleminderit Pogradeci për mikpritjen e bukur plot energji pozitive që na bëtë!
Të ardhur nga fshatrat dhe qyteti, nga trevat shqiptare jashtë kufirit dhe qytetet e tjera shqiptare u mblodhëm me qindra dhe bashkëbiseduam bashkë!!!!
Një ditë që nuk do e harroj kurrë!❤️
Faleminderit POGRADECI
Faleminderit dhe grupit të palodhur të vajzave dhe djemve të Shqipëria Bëhet që rrijnë në prapavijë, që vijnë të parët dhe ikin të fundit për të organizuar gjithçka kaq bukur dhe plot dashuri!
SHQIPËRIA BËHET!!!
Ndërsa Adriatik Lapaj, aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet” gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të Pogradecit ka befasuar të gjithë pasi shprehu bindjen e tij se Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Mes të tjerash ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje, ndërsa i ftoi ata që të firmosin.
“Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Këtu populli është marre peng. Do të realizojmë këtë mision, për në është historike. Nuk janë të gjithë njësojë. Ata që kanë marrë peng këtë vend, dhe ata që janë pengje. 15 vjet heq dorë nga çdo post publik, por vetëm të vijnë të firmosin, të bëhen pjesë e lëvizjes dhe të kthejmë gjë iniciativë në mision.”, tha ai.