Lezhë, dyshohet se pësoi arrest kardiak, humb jetën turisti italian

Një shtats italian 66-vjeçar ka humbur jetën në ishull Lezhë.

Sipas policisë, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, një shtetas italian, 66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Publikuar nga Publik Media