Lista e Turpit: Si Shiten dhe Blihen kandidatët në Shqipëri për një gr”

Tregu i Kandidatëve/ Nga PD në PS për 75 MLN lekë

Publikimi i listave të kandidatëve për deputet nga partitë kryesore politike në Shqipëri ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes një realitet të shëmtuar të skenës sonë politike: shkëmbyesit e bindjeve për një vend në listë.

Në vend të idealeve dhe përfaqësimit të vërtetë politik, listat e reja kanë shpalosur një treg karrigesh, ku emra të konsumuar politikisht ose të përlyer me interesa klienteliste, kanë ndërruar sigla partiake me një shpejtësi marramendëse, thjesht për të mbijetuar në pushtet.

Një rast flagrant është ai i Blendi Sulajt, një emër që dikur ngrihej në podiumet e së djathtës, si pjesë e Partisë Republikane dhe më pas si kryetar i Forumit Rinor të PD-së nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Në zgjedhjet e 2025-ës, ai ka zgjedhur të garojë nën siglën e PS-së, një lëvizje që ka ngritur pikëpyetje mbi motivet që qëndrojnë pas këtij ndryshimi të papritur politik.

Sulaj ka fituar me kompaninë e tij “ASINVESTMENT” disa tendera me vlera të larta nga institucionet shtetërore.

Konkretisht fituese e një kontrate me vlerë rreth 75 milionë lekë pa TVSH, të dhënë nga Bashkia e Tiranës. Tenderi është kategorizuar si me “flamur të kuq”, për shkak se është është skualifikuar oferta më e ulët që të shpallej fitues Sulaj.

Sot, pa asnjë sqarim ideologjik, pa asnjë reflektim publik mbi arsyet e këtij kthimi kokëposhtë, Sulaj është bërë kandidat i Partisë Socialiste në Tiranë, duke treguar fytyrën e vërtetë të politikës shqiptare: bindjet janë për shitje, pushteti është mall që blihet.

Ky rast nuk është i izoluar.

Sara  Mila, përfituese e miliona eurove nga fondet publike përmes kompanisë së bashkëshortit, është një tjetër shembull i pastër sesi klientelizmi dhe servilizmi përzihen në laboratorët e listave partiake.

Sara Mila ka marrë tendera publikë, kompania e të shoqit me lidhje politike e krimi

EKSKLUZIVE | Sara Mila ka marrë tendera publikë, kompania e të shoqit me lidhje politike e krimi

Një investigim i fundit nga JOQ Albania ka zbuluar ekskluzivisht lidhjet e ngushta të përfitimit të Sara Milas me Rilindjen dhe kandidimin e saj në zgjedhjet e 11 Majit nga PS.

Rezulton se kandidatja e nga PS në Elbasan ka përfituar disa tendera të fuqishëm publikë me anë të kompanisë së bashkëshortit të saj. Me vend të ushtrimit të veprimtarisë së kompanisë së metalit së bashkëshortit në Durrës e Elbasan, nuk është çudi që Sara Mila është përzgjedhur nga platforma “Deputeti që Duam” për t’u bërë deputete.

SPAK dhe BKH ka patur informacione se për këtë kandidate po sponsorizojnë fort grupet kriminale të qyteteve ku kompania “Anmetal” e bashkëshortit të saj Aleksandro Bardhit ushtron veprimtarinë.

Për Milan pati një përplasje fizike pak ditë më parë në Elbasan për vota, lajm që thuajse nuk është pasqyruar në media.

Në vend që të ftonin figura të pastra, të reja, me ideale të qarta dhe integritet, partitë politike – në këtë rast PS-ja – zgjedhin të riciklojnë tregtarët e flamujve politikë, duke e kthyer parlamentin në një pazar të turpshëm të interesave personale.

Në këtë klimë, shqiptarët kanë gjithnjë e më pak mundësi për të zgjedhur përfaqësues të denjë: vota e tyre kapet nga njerëz që kanë provuar se nuk i shërbejnë qytetarëve, por vetes.

Blendi Sulaj nuk është një rast; ai është një simptomë e një sëmundjeje të thellë të sistemit politik shqiptar, ku partitë bëjnë çdo gjë për të mbledhur vota, edhe nëse kjo do të thotë të rekrutojnë “armiqtë” e djeshëm.

Pyetja që ngrihet është e thjeshtë dhe shurdhuese: Çfarë u premtua këtyre figurave për të tradhtuar idealet, flamujt dhe mbështetësit e tyre? Kë përfaqësojnë sot ata? Vetveten apo qytetarët?

 

Publikuar nga Publik Media