Totenhemi ka mposhtur Liverpulin me rezultatin 2-1 në një ndeshje dramatike.
Në minutën e 26′ të ndeshjes, Xhons u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë Liverpulin. Sfida u zhbllokua në minutën e 34′ nga Diaz por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pas dy minutash kapiteni i Totenhemit, Son shënoi golin e avantazhit. Gakpo riktheu baraspeshën në minutën e fundit të pjesës së parë.
Liverpuli ngeli me 9 lojtarë, pasi Diogo Zhota u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ndërsa në minutën e fundit të sfidës, një autogol i Matip i dhuron fitoren Totenhemit dhe dëshpëron Klopin.
Një ndeshje dramatike e cila përfundon me 3 pikët për “Spursët”.