Lorena e Kadastrës detyron punonjësit të punojnë të shtunën pa pagesë

Skandal në ASHK

Në redaksinë tonë  ka ardhur  një kopje e një vendimi të paprecedent të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli. Në vendimin e saj drejtoresha detyron një  pjesë të  punonjësve të kësaj agjencie  të punojnë të shtunave, pa asnjë shpërblim financiar.

Vendimi i firmosur nga Goxhobelli përfshin ditën e sotme, 19 tetor 2024, dhe sipas burimeve, ky abuzim me të drejtat e punonjësve ka nisur që në vitin 2023.
Punonjësit pretendojnë se kjo praktikë shkel hapur Kodin e Punës, duke i trajtuar ata si skllevër dhe duke i detyruar të japin dorëheqje nga pozicionet e tyre.

Qytetari që bëri denoncimin është shprehur: “Ja çfarë ndodh me punonjësit e ASHK. Çdo të shtunë pa pagesë, kjo ka nisur që në 2023, duke shkelur çdo kod pune e duke trajtuar njerëzit si skllevër, duke i detyruar të largohen vetë.”

Vendimi dhe praktikat që po ndiqen nga ASHK ngrejnë shqetësime serioze mbi trajtimin e punonjësve dhe shkeljet e të drejtave të tyre ligjore.

Publikuar nga Publik Media