Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë! Bota në ankth për telefonatën mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin do të zhvillojnë një bisedë telefonike këtë të hënë rreth orës 16:00 me orën lokale. Uashingtoni dhe Kremlini konfirmojnë se dy liderët do të bisedojnë për luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera globale.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për shtyp dha detaje: “Në orën 17:00 (16:00 sipas kohës italiane) do të ketë një bisedë telefonike me Trumpin, siç e njoftoi ai pardje. Sigurisht, biseda është e rëndësishme duke pasur parasysh bisedimet e Stambollit”.Ai shtoi se një takim i mundshëm midis Putin dhe Trump “varet nga dy udhëheqësit”.“Trump do të ishte “i hapur ndaj mundësisë” së një takimi ballë për ballë me homologun e tij rus, Vladimir Putin”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, përpara telefonatës midis dy presidentëve

Publikuar nga Publik Media