Publik News Albania

Lushnje, aksident i rëndë nga përplasja me furgonin me 11 vetë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në autostradën Fier–Lushnje, pranë vendpushimit të njohur të shoferëve.

Ngjarja përfshiu një automjet tip Benz dhe një furgon udhëtarësh, duke shkaktuar disa të plagosur, mes tyre edhe dy persona në gjendje të rëndë.

Benz-i që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka goditur nga pas furgonin me pasagjerë, duke shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përplasjen e fortë të të dy mjeteve.

Si pasojë, automjeti tip Benz theu barrierat mbrojtëse metalike të rrugës, përfundoi në kanalin kullues përgjatë autostradës dhe u përfshi nga flakët.

Katër personat që ndodheshin brenda Benz-it fatmirësisht kanë arritur të dalin nga mjeti dhe të shpëtojnë gjallë, megjithëse janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, furgoni që po udhëtonte drejt aeroportit të Rinasit me 7 pasagjerë ka përfunduar disa qindra metra më tej nga vendi i përplasjes.

Të gjithë udhëtarët kanë marrë lëndime, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Lushnjes.

Recent Posts

  • Publik News Albania

Administratori i inceneratorit të Fierit, ekstradohet në Shqipëri

Loran Dusha u arrestua në Zimbabve Administratori i “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, 42-vjeçari Loran Dusha,…

1 hour ago
  • Flash News

Kamëz/ Përplasi 5 kalimtarë dhe u arratis në pranga Përparim Bilja

39-vjeçari që e ktheu rrugën në pistë gare VIDEO Një aksident i rëndë u regjistrua…

4 hours ago
  • Publik News Albania

Bastet online: Klani i Ramës kacafytet për licencat e premtuara

Tri licenca janë para-vendosur për t’i marrë Olsi Rama, Gaz Demi, Endri Meksi e Fidel…

4 hours ago
  • Denoncime

e-Albania prej ditësh jashtë funksionit!

Karçanaj merr miliarda për ta mirëmbajtur Portali e-Albania i trumbetuar nga qeveria Rama ka dalë…

4 hours ago
  • Bota

Trump telefonatë 50 minuta me Putin këtë të shtunë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë të re…

5 hours ago
  • Bota

Trump reagon pas atentatit ndaj igjvënësve në Minnesota

Sulm i tmerrshëm, nuk do të tolerohet Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar pas…

5 hours ago