Lushnje, tre autobusë janë shkrumbuar tërësisht nga zjarri

Një zjarr i rënë rreth orës 3.45 minuta në ish parkun e mjeteve në Lushnje ka djegur 4 autobusë të parkuar.

Tre prej tyre janë shkrumbuar tërësisht ndërsa një është djegur pjesërisht dhe është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve.

Në ndihmë të situatës kanë mbërritur dhe zjarrfikës të Divjakës dhe Fierit.

Me urgjencë janë njoftuar drejtuesit e tjerë të autobusëve që kanë hequr mjetet për të mos u përfshirë nga zjarri.

Policia në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit me dëme të mëdha ekonomike.

Pritet ekspertiza e zjarrfikësve dhe grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Publikuar nga Publik Media