Real Madrid pësoi një humbje të hidhur në transfertë. “Los Blancos”, u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Real Betis, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të në La Liga.
Ndonëse kaluan të parët në avantazh me Brahim Diaz në minutën e 10-të, miqtë nuk ia dolën dot të marrin tre pikët.
Johnny Cardoso barazoi shifrat në minutën e 34-t, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, Isco u kthye në heroin e vendasve. Ish-mesfushori i Realit, shënoi nga penalltia, duke përmbysur rezultatin në 2-1 për Betis, për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.
Me këtë humbje, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 54 pikë, po aq sa Barcelona e vendit të parë, me katalanasit që kanë mundësinë e shkëlqyer për tu shkëputur. Reali mund të zbresë në vendin e tretë, në rast se Atletico Madrid, e cila ka 53 pikë, fiton ndaj Atheltic Blibao.