Manaj humbet penallti në fundin e pjesës së parë

Penallti e humbur, Manaj bën “mëkat”, dramë në fundin e pjesës së parë

Përfundon me rrjeta të paprekura pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi që po luhet në “Air Albania.

Takimi nisi me vërshëllima shurdhuese,teksa në fushë ishte duke u ekzekutuar himni i Serbisë.

Në një moment kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç, preku veshin, si pasojë e zhurmës së madhe që tifozët shqiptarë shkaktuan gjatë ekzekutimit të himnit serb.

Ndërkohë sa i përket lojës, Serbia e nisi më mirë duke mbajtur topin, ndërsa Shqipëria të vetmin rast deri në minutën e 11 e krijoi me Mario Mitajn.

Mbrojtësi i gjetur i pambuluar gjuajti fort nga distanca, por topi u kontrollua nga portieri kundërshtar.

Në miuntën e 17, Pavloviç u ndëshkua pas një faulli ndaj Armando Brojës.

Ndërkohë 2 minuta më pas, një vendosje e gabuar e Gjimshitit e vendosi atë në një pozicion të pavavorshëm ndaj Vlahoviç dhe më pas detyrohet të kryejë faull. Arbitri nuk fali dhe ndëshkoi me të verdhë kapitenin e Shqipërisë.

Gjimshiti tashmë do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë më 10 qershor.

Mbrojtësi kuqezi është i vetmi që ishte ndëshkuar me karton të verdhë në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe tashmë do të humbasë transfertën e rëndësishme për Shqipërinë.

Nga goditja e dënimit, Vlahoviç goditi, kërcënoi me një gjuajtje të fortë, por fatmirësisht pa shënjestrën e duhur.

Në minutën 35, krosim i bukur nga Hoxha, Manaj goditi me kokë, por topi shkoi jashtë kuadratit.

Në minutën e 42, Laçi u pengua, goditje dënimi për kuqezinjtë, Asllani krosoi në zonë, por topi i goditur me kokë nga Ajeti përfundoin jashtë. Në fund të pjesës së parë, Hysaj fitoi me zotësi një penallti, pasi u pengua nga Samarxhiç brenda zonës, topin e mori Manaj, por goditja e sulmuesit kuqezi u prit nga Petroviç. Pjesa e parë u mbyll 0-0.

Publikuar nga Publik Media