Statusi Publik

Mandati i katërt i Ramës jo stafetë por spastrime

Në horizont, një qeveri me besnikë dhe mesazhe për SPAK-un

Nga Landi Çela

Askush brenda Partisë Socialiste nuk e ndjen më veten fitues. Mandati i katërt i Edi Ramës nuk ngjan më si një fitore kolektive, por si një ekspeditë personale drejt konsolidimit absolut të pushtetit. Ky perceptim është thelluar pas arrestimit të Erion Veliajt dhe sinjalit të qartë që Rama dha në Tiranë: spastrimi i menjëhershëm i të gjithë stafit të vjetër të bashkisë dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të besuar, nga klani personal i kryeministrit.

Lëvizje që lexohen si një mesazh i koduar për të gjithë PS-në: Rama nuk ka ndërmend të ndajë pushtetin me askënd. As stafeta, as kompromis. Asnjë dhuratë për ata që shpresojnë. Përkundrazi, ai po ndjek pikë për pikë skenarin e mentorit të tij politik, Rexhep Taip Erdogan, i cili në fundin e mandatit të tretë, mbushi administratën me rrethin më të ngushtë familjar dhe politik.

Këto ditë qershori, korridoret e mazhorancës përshkohen nga zëra për një riformatim të plotë të qeverisë. Emrat qarkullojnë me pikatore nga zyra e propagandës, më shumë për të testuar reagimin publik sesa për transparencë. I vetmi që ka kërkuar hapur një post të ri është Taulant Balla, i cili lakmon Ministrinë e Brendshme. Ndërsa të tjerët heshtin – nga frika se mos “i gjati” i mban mend emrat.

Një tjetër sinjal i fortë ka ardhur sot, me përmendjen e dy grave për poste kyçe në sigurinë kombëtare: zv.ministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, dhe shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni. Një mesazh që mund të lexohet si përpjekje për të çuar te SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë idenë se Rama është më i fortë se kurrë dhe se kontrollon çdo nyje të shtetit.

Në horizont përfliten edhe emra të tjerë:

– Ervin Demo, deputet i sapozgjedhur, si kandidat për Ministrinë e Arsimit;

– Ogerta Manastirliu, e cila mund të rikthehet në Shëndetësi ose të marrë postin e zv/kryeministres;

– Belinda Balluku, që duket se do të vijojë si superministre e Energjisë dhe Transporteve, me statusin e zv/kryeministres së parë.

Në sektorin financiar dhe bujqësor qarkullojnë emra të rinj, kryesisht nga veriu. Për Ministrinë e Financave, më së shumti përmendet një emër nga Shkodra, i mbështetur nga kryebashkiaku i qytetit, ndërsa për Bujqësinë – një emër i njohur nga Lezha që mund të përfshijë edhe portofolin e Turizmit, nëse largohet Mirela Kumbaro.

Dhe sa për Blendi Gonxhen, emri i të cilit dikur lakohej si ministër apo madje si kandidat për kryebashkiak, duket se po zbehet nga loja. Sidomos pas “mesazheve” të Erion Veliajt në TikTok, të cilat nga burgu duken se vazhdojnë të ndikojnë fatet politike të Tiranës dhe përtej saj.

Ndërkohë, Igli Hasani është thuajse i konfirmuar në Ministrinë e Jashtme deri në vitin 2026, si pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare për drejtimin e OSBE-së.

Por drama më e madhe pritet të luhet në drejtësi. Rama kërkon të “shkruajë” një kapitull të ri me ndërkombëtarët, ku një figurë e fortë, e njohur për kritikat ndaj Reformës në Drejtësi dhe SHBA-ve, është përfolur si surpriza e mandatit. Një provokim i pastër politik, që ka tensionuar jo pak klimën brenda PS-së dhe ka ngritur alarmin në ambasadat e huaja.

Në fund, një gjë është e qartë: mandati i katërt i Ramës nuk është thjesht për të qeverisur. Është një përgatitje për përjetësi politike, ku gjithçka kontrollohet, ku emrat maten me kujdes, dhe ku besnikëria është më e rëndësishme se aftësia. Shqipëria në duart e një njeriu të vetëm, që nuk ka më nevojë të fshihet pas partisë. Ai është partia. Dhe shteti. Dhe çdo institucion që i shkon për shtat.

Recent Posts

  • Flash News

Ish-prokurori Sali Hasa dënohet me burg nga Apeli i Posaçëm

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot, më…

1 hour ago
  • Flash News

170 MLN USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR me masa

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat më të fundit…

2 hours ago
  • Flash News

15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqiturpranë Gjykatës kërkesën me objekt:…

2 hours ago
  • Bota

Ukrainë, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur nga sulmet ruse

Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus…

4 hours ago
  • Flash News

U arrestua në PG, kur ishte 17 vjeç Muçoari vrau shokun

27 vjeçari i cili u arrestua nga policia e Pogradecit pasi në makinën e tij…

4 hours ago
  • Denoncime

Trëndelina e Njësisë Administrative Nr.1, i jep kredi të butë djalit

Kredia e Butë për djalin e Administratores: Afera në Njësinë Nr.1, ndërsa qindra familje presin…

5 hours ago