Maqellarë, në automjetin e biznesmenit Fiqiri Pali u gjetën 4500 dollarë dhe tollona nafte

Pas bllokimit të dy automjeteve në Maqellarë nga ana e drejtuesve të qarkut dhe kandidatëve për deputetë të PD-së nën dyshimet se eksponentë socialistë blejnë vota.  Në njërën nga automjetet në pronësi të biznesmenit Fiqiri Pali janë gjetur e dy persona të tjerë janë gjetur 4 mijë e 500 dollarë, 1 mijë paund dhe tollona nafte.

Ndërsa në makinen e dytë ku ndodhej sekretari politik i Blendi Klosit nuk jamë gjetur sende të paligjshme. Lidhur me incidentin kur automjetet u mbajtën të bllokuara për orë derisa mbërriti prokurori, pritet të vlerësohey nga hetuesit nëse do të nisë hetim penal per shitblerje vote. Taks Forca e SPAK ka regjistruar 35 kallëzime penale nën dyshimet për shitblerje vote në të gjithë vendin.

Publikuar nga Publik Media