Duhet të jetë serioz për të gjetur paqe
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Putin ka bërë gabim që dërgoi një delegacion të ulët në Turqi ku do të rinisin bisedimet e drejtëpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund kësaj lufte.
Në një prononcim për gazetarët në prag të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë, Rutte tha se topi është në fushën e tij dhe ai duhet të jetë serioz për të gjetur paqe dhe se trysnia është mbi të.
Bisedimet në Turqi?
Çdo pjesë e territorit të Ukrainës duhet të jetë aty. Pres me padurim të shoh ministrat e jashtëm në Tiranë.
A mendoni se do të dështojnë bisedimet në Turqi?
Putini bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij e ai duhet të luajë në kuptimin që duhet të jetë serioz për të gjetur paqe dhe trysnia është mbi të.
Putinin e njoh shumë mirë. që kam qenë kryeministër i Holandës. Bëri shumë gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, ndërsa Ukraina bëri shumë mirë që shkoi në tryezë dhe dërgoi një delegacion mjaft i prirur prë të negociuar paqen. Jam shumë i lumtur për rolin që ka marrë SHBA, e presidenti Trump për të zhbllokuar këtë situatë.