Masakra në Bllok, arrestohet Redi Popesku

Redi Popescu, pronari i lokalit Monopol, ku ndodhi ‘masakra e Bllokut’ më 4 Tetor, është arrestuar ditën e djeshme..

 

 

Redi Popesku, pronari i lokalit ne Bllok

Redi Popesku, pronari i lokalit ne Bllok

Popescu mësohet se, është ndaluar me vendim gjykate pasi dyshohet se ka prishur provat duke fshehur armën e Ervis Martinaj dhe ka penguar hetimin në zbardhjen e të vërtetës duke dhënë dëshmi të rreme.

Në lokalin e tij në zonën e sih-Bllokut më 4 tetor, një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Dyshimet e grupit hetimor janë se, komando Merviol Bilo, vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

Publikuar nga Publik Media