Mat / Kapet administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj

Denoncime të shumta po vijnë për blerje votash.

Një i tillë ka ardhur sërish nga Mati, ku duket se është një nga zonat e nxehta të fushatës.

Kandidatja e PD në Mat, Denisa Vata ka kapur në makinën e administratorit të njësisë Xibër, lista me emra të bonueseve te qirave dhe fletë votimi ku kërkohet votimi i Agron Malaj.

‘Në makinën Administratorit të njësisë Xiber gjenden lista e bonusve të qerave, shoqëruar me fletën e votimit të printuar dhe të orientuar për PS dhe Agron Malaj’, shkruan kandidatja e PD-së në Mat, Denisa Vata.

Publikuar nga Publik Media