Media dhe video e nuses mekatare,debate pro dhe kunder…

Debate pro dhe kunder ! Furtune reagimesh ne rrjetet sociale! Pse duhej ai transmetim ne syte  e publikut dhe a po mekaton me shume media ne kete histori . Lexoni me poshte :

News 24, “Me zemër të hapur”

Erl Kodra

Media e neveritshme, e sëmurë, perverse.

Sot News24 dhe Balkanweb e mbushën kupën e turpit. Këta pervers të sëmurë, medemek gazetarë, po shkelin dhe përdhosin çdo dinjitet njerëzor, në emër të një çmendurie shoqërore. Emisioni “Me zemër të hapur”, dhe jo vetëm, ka vite e vite që nuk pyesin për dinjitetin e viktimave të tyre, për vuajtjet që u shkaktojnë, për dhimbjen e fëmijëve, grave dhe burrave që u shkatërrojnë jetën, duke transmetuar pa asnje vetpërmbajtje mjerimin e tyre ekstrem, lakuriqësinë e tyre të mjerë, llumin e neveritshëm në të cilin është zhytur krejt shoqëria shqiptare.

Transmetimi i një rregjistrimi flagrant në dhomën e gjumit të një gruaje, nënë e dy fëmijëve, me të dashurin e saj, në këtë “emision televiziv” që pretendon se flet me “Zemër të Hapur” përbën kulmin e poshtërimit për një qenie njerëzore.

Por kjo rracë e neveritshme gazetarësh nuk pyet aspak se ata fëmijë do të rriten, ajo grua duhet të jetojë, ata njerëz të mjerë janë viktima të një shoqërie në degradim, përverse, që e trajton femrën si një kafshë që vetëm duhet të shkërdhehet dhe të lindë fëmijë!

Ato qenie të pështira (janë me shumicë në mediat tona) që gjithë ditën e lume prostituojnë me shefat ekonomik dhe politik, që asnjëherë nuk u ngritën në nivelin minimal të profesionit të tyre, të ashtuquajturit gazetarë të kronikës, të sociales, të politikës, e kanë mbushur hapësirën kibernetike shqiptare me makabritete për njerëzit e thjeshtë dhe të pafuqishëm, me emra, mbiemra, foto, video, ngjarje, data, orë dhe minuta, që do t’i përndjekin viktimat e tyre përjetë, duke pjell viktima të reja nga ferri ynë grotesk.

Boll më o monstra njerëzore! Mos luani me jetët e mjera për ca klikime më shumë!

Ergys Mertiri

Mediat qe publikojne video intime ngjarjesh private nga njerez jopublike, e them me plot gojen, jane perversive.

Gazetaret qe i publikojne jane plehra dhe publiku qe i kerkon keto materiale eshte pervers. Cfare interesi publik mund te kete tek nje video ku shfaqet sesi nje grua ia dredh burrit?

Ne kete vend, ashtu si kudo ne bote, ka njerez me vese, me probleme, me gjithcka dhe nuk ka asnje arsye perse pamje te tilla t’i ofrohen publikut. Audienca nuk meson ketu asgje te re me interes publik. Peshtyj mbi kete lloj gazetarie kanibale qe ushqehet me jete njerezish te thjeshte e te pambrojtur!

Gjithsesi kjo nuk me ben te pranoj cinizmin e antimoralisteve, qe i perdorin keto raste per te denuar moralizmin shoqeror, ne emer te mbrojtjes se viktimes.

Ne fakt edhe ata vete nuk po beje gje tjeter vetem se moralizem, pavaresisht se kunder moralit ekzistues, qofte ky edhe i shtirur.

Fakti qe abuzohet me publikimin e ketyre materialeve, nuk do te thote qe vlerat morale qe denojne tradhetine bashkeshortore nuk qendrojne.

Klodian Tomorri

Cdo grua mund te shkoje me ke te doje, eshte puna e saj dhe e familjes. Fundja mund te ndihet e lene pas dore nga burri ose nuk e do me. Nuk eshte as e para as e fundit qe e ben. Por kur merr burrin e botes dhe e fut ne shtepi duke traumatizuar femijet ndryshon puna dhe shume. Qe jemi popull i emancipuar, kete e dime. Por cik me karar, jo me katolike se Papa sepse spo ja shkel njeri te drejtat kesaj. Eshte kjo qe ka lenduar te tjeret.

Edmond Arizaj

Meqe i qenkan leshuar medias per kete historine e tradhtise; media ka plot kusure, por nuk eshte per te dhene edukaten morale, as asistence sociale. Ajo ne rastin ne fjale ka bere ndergjegjesimin me te madh: Shihni se cfare ndodh kur iken emigrant dhe le gruan vetem me kalamaj me vite me rradhe. Nese media do heshtte per nje video te servirur, atehere si ata femijet qe qajne, dhe qe jane pjesa me e dhimbshme e videos, do kete femije te tjere. Por te pakten edhe nese vetem nje mendje qe do ikte emigrant te jete kthyer fitore e medias eshte. Ne ate video nuk ka asnje fajtor…Ky dhe nusja qe helmon vjehrren me kos eshte realiteti qe nuk duam ta shohim…

Enida Bozhegu

Sa hipokrit popull qe jemi!

Ketej kur degjojme kenge tallava te tipit: “t’lagi me shampanje, po ta du loqken, po ma jep, po ta jap, ti je bitch, hajt ma ha”, e bastardime te tilla – eksitohemi ne mase dhe tundemi e shkundemi.
Sa here del ndonje pornostar – eskort neper portale nxjerr prapanic e breke – jargavitjet vuu e klikimet po ashtu.
Ama, kur media e papergjegjshme, kazan informativ, hedh ne treg jeten e nje familje, aty moralistet e medhenje – ku familjet e tyre i kane dhe me cope – cope, por rrin ne heshtjen e drurit, bejne gati kamzhiket dhe furken per te kredhur ne hell “tradhetuesen”.
Pertej drames qe mbart ajo video – ku i takon strukturave ligjore te nderhyne per pjesen e te miturve – jeta e asaj gruaje s’ka cfare na duhet.
Ajo s’eshte as e para grua qe tradheton e as e para grua e tradhetuar! Ka burrin ne kurbet, po ky mavria 4 vjet me cfare metodash puritane ka mbytur libidon seksuale?!
E coptuam e lapiduam gruan e botes sikur te jemi ne engjej, e ajo djall.
Ka gjykata, ka ligje rregullojne ato tradhetin, femijet dhe kete burre copen e idiotit qe i con motren akoma me e ulet te bej video e publikoj ato.
Nga ana ligjore uroj qe ajo grua te marr ndonje Avokat, qe nuk ja ndjene per moralizmat shterp te hipokriteve dhe ti thyej brinjet televizioneve qe kane perçunduar cdo princip kushtetuese, etike gazetareske dhe ligji mbi privatsin.

Ardit Cela

E mo mjaft me moralizma ju moralistët e qoftlargut !
Jo duhet apo nuk duhet ta japi televizioni skenën …
Ajo tjetra shkërdhehej në sy të fëmijëve 5 dhe 9 vjeç dhe ju prisni të zgjidhni qeveri, të gjeni drejtësi, të flisni për shoqërira e shoqëri…
Burri nuk duhet të iki katër vite në Amerikë se ska pikë sensi ama edhe kjo Nëna që e rrit atë fëmijën 5 vjeç duke mbajtur në dorë si lodër veglën e atij lakuriqit që bënë detyrat e babit nuk është më mirë…
Po pra na flisni pak për moralin tani..
Kur të bëhet ky 5 vjeçari maxhoren do integrohemi ne…

Besjan Pesha

Oh një grua paska tradhtuar burrin i cili kishte 4 vite në Amerikë. Qenka lëshuar i madh e i vogël me cfurqe dhe sqeparë për ta masakruar.

Pak e ka, biles ajo do zhytur në Bovillë. Ose jo, më mirë në mutrat e Ksamilit, apo do hedhur në landfillin e Sharrës, ose te plehrat që digjen në Dritas dhe po helmojnë gjithsesi Tiranën e Kamzën…Aty ta fusim shtrigën që me këtë rast ndoshta kthejmë pak sytë edhe nga problemet tona, ato të vërtetat.

Fatjona Mejdini

Zot mbroi shqiptarët nga mediat e tyre. E tmerrshme si një media merr përsipër të nxjerrë skena të tilla horror, duke cënuar rëndë privatësinë e njerëzve, aq me tepër kur në mes janë dhe fëmijë…Kujt dreqin i duhet ta shikojë këtë video, ku është informimi këtu?!

Desada Metaj

Ky popull ka kënduar dhe vallzuar kur të pafajshëm pushkatoheshin vetëm pse mendonin ndryshe, ka spiunuar kë ka mundur, ka ende nostalgji për diktaturën…. dhe unë naivja habitem pse ngazëllehet një dynja e tërë për linçimin e një gruaje dhe një videoje perverse… #padinjitetsigjithmone #moralistëpamoral #shqiptaret

Publikuar nga Publik Media