MEDIA – KATJUSHKA më vrastare e pushtetit të Ramës!

Milaim  Nela

Krimi më i madh që po bën 90 % e medias shqiptare, moderatorë, gazetarë, lëpirësa analistë është që po trajton dhe po ja paraqet publikut si normale një Shqipëri që është në dekompozim e në degradim të pashmangshëm!
Kjo media po trajton si proces zgjedhjesh legjitime një proces i cili nuk kishte absolutisht asnjë element normal e të pranueshëm zgjedhjesh!
Në Shqipëri si askund tjetër KQZ dhe drejtuesi i saj duken si banditë me pushtet në shërbim të pronarëve të mafies së ndërtimit.
Kjo media po trajton si legjitim një kryeminister që duhet të ishte nën akuzë para të gjjthë vartësve të tij të cilët janë ose në burg ose në arrati! Kjo sepse ai është përgjegjësi kryesor.
Kjo media po trajton si normal një kryeministër që duhet të bëjë me turp çdo shqiptar që e sheh në takime apo debate me të huaj duke bërë batuta dhe gjeste të shpifura apo duke pozuar me atlete që vetëm një shtetari nuk i shkojnë!

Kjo media po e trajton si normale një Shqipëri qe po zbrazet, zbrazje që nuk ka të ndalur e me shpejtësinë që po zbrazet shumë shpejt do te ketë me pak njerez se në Mal të Zi!

Kjo media si askund tjetër në planet ka shpëlarë trurin e shqiptarëve e para duke mpirë nervin reagues të tyre dhe e dyta duke i bërë shqiptaret të pranojnë si normale gjithçka të zezë e anormale qe ndodh në atë vend!
Gazetarët pa integritet dhe të sponsorizuar nga mafia me sharlatanizmin e tyre i kanë hequr medias tradicionale dy nga funksionet kryesore me ndikim të madh në shoqëri, informimin e saktë dhe edukimin e saj. Ka ngelur një zbavitje e pështirë që në fakt është bigbradhirizimi i saj. Kjo e fundit po shkallmon brezin e ri e për rrjedhojë të ardhmen e vendit po e çojnë në humnerë kjo edhe për faktin se jemi vend shumë i vogël.
Sidomos në 12 vitet e fundit degradimi dhe kontrolli i medias ka arritur nivele të paimagjinueshme më parë. Janë shkarkuar gazetarë elitarë vetëm me një sms. Janë mbyllur emisione dhe televizione me kercënime në WhatsUp!
Duke qenë se pushtetit gjyqesor i janë fashitur dhe fikur edhe disa ishuj sporadikë që jepnin drejtësi arroganca e pushtetit dhe teatri tallës me drejtësinë e ashtquajtur të re për të mos thënë është e pamundur është tejet e vështirë ndalimi I revanshit të tyre dhe marrja e kthesës.
Mediat sot bëjnë garë se kush tregon më shumë besnikëri dhe lëpirje ndaj Edi Ramës!
E thënë kjo disa akoma kanë shpresë se do të dalë Veliaj nga burgu dhe do ta rrëzojë Ramën për ta.
Drama më e madhe është që edhe një pjesë e opozitës i kanë varur shpresat tek Erion Veliaj e po presin të dalë nga burgu e të rrëzojë Ramën! Jo më kot edhe mediat opozitare kanë filluar ta trajtojnë si viktimë të Edi Ramës e po thonë që arrestimi i tij është i pabazuar në ligj!
Deri këtu ka shkuar puna!
Çfarë mjerimi!

Publikuar nga Publik Media