Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev ka bërë një analizë të arritjeve që bëri amerika me anë të sulmit ndaj centraleve bërthamore të Iranit. Medvedve theksoi se sulmi i SHBA-së nuk ka dëmtuar infrastrukturën kritike të uraniumit dhe si pasojë, kjo do të sjellë përfundimisht orientimin e Iranit për të ndërtuar një armë bërthamore sa më shpejtë të jetë e mundur.
Madje ai shtoi se disa vende që aktualisht zotërojnë armë bërthamore janë shprehur të gatshme që t’i ofrojnë Iranit kokat e tyre bërthamore, një veprim ky që do të ndizte më tej konfliktin dhe do ta bënte të pashmangshme luftën e tretë botërore. Medvedev nuk dha detaje nëse një nga këto vende ishte Rusia apo ndonjë shtet tjetër si Kina ose India të cilat zotërojnë armë bërthamore.
“Çfarë kanë arritur amerikanët me sulmet e tyre të natës në tre centrale bërthamore në Iran? 1.Infrastruktura kritike e ciklit të karburantit bërthamor duket se nuk është prekur ose ka pësuar vetëm dëme të vogla. 2.Pasurimi i materialit bërthamor – dhe, tani mund ta themi hapur, prodhimi i ardhshëm i armëve bërthamore – do të vazhdojë. 3.Një numër vendesh janë gati të furnizojnë drejtpërdrejt Iranin me kokat e tyre bërthamore”, shkruan Medvedev në profilin e tij në platformën “X”.
Më tej ai vazhdon duke anallizuar disa nga arsyet se përse ky veprim nuk ishte edhe aq i zgjuar nga ana e presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Medvedev shton se edhe pas ndërhyrjes së Amerikës, Izraeli sërish mbetet nën sulmet e raketave iraniane, SHBA-ja është përfshirë në një konflikt të ri, ndërkohë që regjimi i Iranit i mbijetoi edhe këtij sulmi.
“Izraeli është nën sulm, shpërthimet po e trondisin vendin dhe njerëzit janë në panik. SHBA-të tani janë të përfshira në një konflikt të ri, me perspektivat e një operacioni tokësor që duken në horizont. Regjimi politik i Iranit ka mbijetuar – dhe me shumë gjasa, ka dalë edhe më i fortë. Populli po mblidhet rreth udhëheqjes shpirtërore të vendit, përfshirë ata që më parë ishin indiferentë ose kundër tij“, shtoi më tej Medvedev.
Në fund ai e mbylli analizën e tij duke ironizuar presidentin Trump, i cili sipas tij, deri pak kohë më parë e quante veten president i paqes ndërkohë që ka përfshirë SHBA-në në një tjetër luftë. Medvedev nuk la pa i kujtuar Trumpit edhe çmimin Nobel për paqe, të cilin sipas tij, tashmë duhet ta harrojë.
“Donald Trump, dikur i përshëndetur si “president i paqes”, tani i ka shtyrë SHBA-të në një luftë tjetër. Shumica dërrmuese e vendeve në mbarë botën kundërshtojnë veprimet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Me këtë ritëm, Trump mund ta harrojë Çmimin Nobel për Paqen – madje as me sa i manipuluar është bërë. Çfarë mënyre për ta nisur, z. President. Urime”, përfundoi ai.
Situata mbetet kritike dhe shkalla e përgjigjes së Iranit do të varet vetëm nga mbështetja që do të marrë nga aleatët si Rusia dhe Kina. Në rast se Pekini dhe Moska vendosin të përfshihen në këtë konflikt, atëherë zyrtarshit do të jemi në Luftën e Tretë Botërore.