Meloni: Pjesëmarrësit premtuan mbi 10 miliardë € ndihmë Ukrainës

Pjesëmarrësit në konferencën për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, e cila po zhvillohet në Romë, kanë premtuar më shumë se 10 miliardë euro për të ndihmuar vendin e goditur nga lufta, deklaroi sot Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

“Në besoj se duhet të ndihemi krenarë për rezultatin që arritëm sot së bashku, shtete, organizata ndërkombëtare, institucione financiare, autoritete lokale, sektori i biznesit dhe shoqëria civile,” u shpreh Meloni në fjalën e saj hapëse në konferencë.

Meloni deklaroi se “së bashku, në konferencën e sotme, kemi marrë angazhime që në total kapin shifrën e mbi 10 miliardë eurove”.

“Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës.

Pjesëmarrës janë liderët botërorë, përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

Publikuar nga Publik Media