Presidenti i ShBA, Donald Trump priti në Zyrën Ovale kancelarin gjerman Friedrich Merz këtë të enjte.
Lideri gjerman i dorëzoi kreu të Shtëpisë së Bardhë një dhuratë simbolike: një kopje të certifikatës së lindjes së gjyshit të Trump-it, Friedrich Trump, i cili emigroi nga Gjermania drejt SHBA-së në fillim të shekullit të kaluar.
Dokumenti ishte vendosur në një kornizë të artë, një detaj që i referohet stilit të njohur të presidentit amerikan dhe dekorit të zyrës së tij.